Papa Pali i VI dhe arkipeshkvi Oscar Romero janë shpallur këtë të diel nga Papa Françesku si shenjtorët më të rinj të Kishës Katolike.
Papa Pali i VI konsiderohet si njeriu që goditi dashurinë e lirë gjatë viteve ’60, ndërsa arkipeshkvi i El Salvadorit asokohe u ekzekutua.
Kardinali nga Italia veriore (Giovanni Battista Montini), u zgjodh papë në vitin 1963 dhe e mbajti fronin e Shën Pjetrit për 15 vite, në një periudhë të vështirë për Kishën Katolike Romane, kur shumë besimtarë dhe priftërinj iu bashkuan rebelimeve populiste në Perëndim.
Papati i tij u shënua nga një sekularizëm në rritje dhe liberalizim i moralit. Ai konsiderohet si një nga shembujt e ndjekur nga Papa Françesku, thënë ndryshe: një njeri i thjeshtë në shumë mënyra.
Rruga e Papa Palit të VI drejt shenjtërimit nisi në vitin 2013, kur u miratua mrekullia e parë e tij, shërimi i një fëmije të palindur në vitin 2001 në Shtetet e Bashkuara, që rrezikonte dëmtime serioze të trurit.
Përpara Papa Palit VI dhe arkipeshkvit Oscar Romero, Papa Françesku emëroi shenjtorë në vitin 2014 Papa Gjon Palin II dhe Gjonin XXIII.


