Opozita ka pasur një sërë takimesh me e kryetarët e tyre ashtu edhe me kryetarin e kuvendit Gramoz Ruçi. Opozita ka diskutuar me grupin e saj rreth Teatrit, reforma në drejtësi dhe vrasjet e fundit të cilat opozita i quan të lidhura me shtetin. Ka qenë kreu i grupit Petrit Vasili i cili shpalli moton dhe tha se realiteti i pandëshkueshmërisë po përdoret poshtërsisht nga zyrtarët.
TAKIMI ME KRYETAREN E LSI-së
Reforma në drejtësi prodhoi padrejtësinë më të keqe.Prokuroria nuk lëviz gishtin.Numrat janë krejtësisht të parëndësishëm për ne.
Sot Shqipëri përballet me një situatë të krimit në vend nga më të rëndat. Shkodra po përballet në mënyrë të përditshme me krime të njëpasnjëshme, njëri më i rëndë se tjetri.
TAKIMI ME BASHËN
Pas mbledjes së deputetëve me kryetarin Basha kanë deklaruar:
Se prioritet opozitës mbetet “çlirimi i qeverisjes nga krimi, pasi bashkëqeverisja e Ramës me krimin po shkatërron gjithçka. Në lidhje me Reformën në Drejtësi, janë 11 gjyqtarë të paktën të mbajtur jashtë rregullave, pasi janë të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Ramës. Procesi i Vettingut është i korruptuar prej fillimit.
Ndaj, fillimi i sesionit do të jetë nisje e transparencës për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që rrjeta e Vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, ç’ka hedh ne erë parimet kryesore të reformës, ka nënvizuar Basha. – Po synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe kjo është fare e thjeshtë me kapjen e GJK, prokurorisë dhe SPAK.
Vendimi i mbledhjes së jashtëzakonshme
Më vonë opozita merr vendimi të mblidhet në Shkodër në orën 17.00. Mbledhja në Shkoder si mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona. Për krimet nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramën. Çlirimi i qeverisjes nga krimi prioriteti absolut i opozitës në sesionin e ri parlamentar”, kanë qenë këto konkluzionet pas mbledhjes së PD-së me aleatët.
Takimi në Shkodër
Basha u shpreh se në më pak se tre muaj kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë rrëmbyer dy persona për të cilët mendohet më e keqja. Sipas kreut të PD, ‘Shkodra po përjeton situatën më të rëndë kriminale të 27 viteve demokraci’.
Përgatiti: AlpeNews.al


