Dy raste të njëpasnjëshme kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit ku janë kapur dy të rinj me doza lënde narkotike në automjetet e tyre.
Mësohet nga burimet e Policisë se dy shtetasit janë arrestuar.
NJOFTIMET E KOMISARIATIT TË ELBASANIT
Më datë 17.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin F.Sh., vjeç 28, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Vullnetari”, në mjetin tip “Rang-Rover”, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Më datë 18.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.K., vjeç 19, banues në Gramsh, pasi dyshohet se në datë 17.07.2018, në fshatin Kusarth, Elbasan, në mjetin tip “Fiat”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.