• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY RASTE BRENDA 40 DITËVE/ Fati i njëjtë i Almës dhe Migenës, të dyja të VRARA dhe të MASAKRUARA nga kunetërit
Home
Ekskluzive

DY RASTE BRENDA 40 DITËVE/ Fati i njëjtë i Almës dhe Migenës, të dyja të VRARA dhe të MASAKRUARA nga kunetërit

18 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Nuk kanë fund krimet familjare ku viktimë mbetet një grua. Ditën e djeshme Elbasani është tronditur nga një krim i rëndë brenda familjes. Autori i identifikuar si Tafik Tashi ka vrarë me sëpatë kunatën e tij, motrën e gruas  Alma Qevani.

Goditja në pjesën e kokës ka qënë fatale për 44 vjeçaren e cila ka humbur jetën.

Policia tha se fillimisht ka pasur një debat mes autorit të ngjarjes dhe kunatës së tij, motrës së gruas, që më pas degradoi deri në vrasje.

58-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit ndërsa pas arrestimit u tha hetuesve se Alma e kishte sharë dhe kjo ishte arsyeja që e kishte nxehur dhe e kishte goditur. Gruaja fillimisht u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda. Etleva Qevani, gruaja e autorit tregon se sherri nisi pasi Alma nuk i kishte hapur telefonin Tefikut.

Tefik Tashi nuk ka shfaqur pendesë për krimin makabër që kreu mesditën e së mërkurës në fshatin Kusarth të Elbasanit.

Ai ka dëshmuar se e vrau me vetëdije kunatën e tij 44-vjeçare Alma Qevani.

Në polici ai është shprehur se prej kohësh kishin grindje mes tyre, se kunata e përbuzte, se ditën e djeshme nuk i kishin gatuar, se motrën e saj e shfrytëzonte duke e përdorur në punë të ndryshme dhe së fundmi nuk po e linte që të qëndronte bashkë me të.

Krim në familje, 37-vjeçarja vritet me armë nga kunati

Rasi tjetër që tronditi vendin ishte para 40 ditëve në Tiranë. 43-vjeçari Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij Migena Sinani, 37 vjeç dhe më pas vrau edhe veten. Në momentet e fundit të jetës, 37-vjeçarja Migena Sinani ishte në shtrat duke fjetur me vajzën e saj dy vjeçare. Migena ishte nënë e dy fëmijëve të mitur, vajza dy vjeçe dhe djali 4 vjeç.

Roland Sinani dyshohet se vuante probleme të shëndetit mendor, pasi merrte mjekime. 43-vjeçari ishte i pa martuar dhe jetonte në të njëjtën banesë me vëllanë e tij dhe Migena Sinanin.  Burri i Migenës nuk ka qenë në banesë kur ka ndodhur ngjarja, pasi punon taksist dhe ka qenë në punë.

Në shtëpi kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë. Në dëshminë e dhënë ata kanë thënë se nuk kanë dijeni se si ka ndodhur ngjarja. Por policia i ka shoqëruar në polici, për t’i marrë sërish në pyetje.

Alpenews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY TE ZHDUKURIT NË SARANDË/ Eksperti zbulon teknikën si mund të gjenden trupat: Ndiqni bletët...
Previous article E PËSON KEQ/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë çeke të falsifikuar, pranga 46-vjeçares iraniane

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT