• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY OPERACIONE ANTIDROGË BRENDA PAK ORËVE/ Si personat siguronin kokainën dhe më pas e shisnin në Lezhë dhe Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

DY OPERACIONE ANTIDROGË BRENDA PAK ORËVE/ Si personat siguronin kokainën dhe më pas e shisnin në Lezhë dhe Tiranë

21 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës thotë se brenda 12 orëve ka goditur dy raste të trafikut të drogës në doza të vogla. Në pranga janë vënë dy persona, të cilët siguronin kokainën dhe më pas e shisnin atë në doza të vogla në Tiranë dhe Lezhë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Plastic” u vu në pranga 1 shtetas dhe u procedua në gjendje të lirë një tjetër, si dhe u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Yellow pack” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., 46 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, thote policia.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohen brenda 12 orëve, 2 operacione policore, të koduara “Yellow pack” dhe “Plastic”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Yellow pack” u vu në pranga 1 shtetas dhe u sekuestrua 1 kg e 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Plastic” u vu në pranga 1 shtetas dhe u procedua në gjendje të lirë një tjetër, si dhe u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionet policore të koduara “Yellow pack” dhe “Plastic”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Yellow pack” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– V. K., 46 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Në rrugën “Asim Vokshi”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin V. K., 46 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, 1 kg e 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, pasi siguronte sasi lënde narkotike në peshën 2-3 kg, e ndante atë në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe të qytetit të Lezhës.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
—
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plastic” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, shtetasi I. Zh., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin në doza, të cilat i shisnin në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme peocedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK DUA TË KEM LIDHJE ME BABIN"/ Vajza transgjinore e Elon Musk kërkon të ndryshojë ligjërisht gjininë dhe mbiemrin
Previous article DETAJET/ Zjarri në garazhin e një pallati në Astir, del ekspertiza paraprake. Ja çfarë dyshohet të ketë ndodhur

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE KANË LIDHJE ME KRIMIN/ 10 oficerëve të policisë iu hiqet certifikata e sigurisë Aktualitet

DYSHOHET SE KANË LIDHJE ME KRIMIN/ 10 oficerëve të policisë iu hiqet certifikata e sigurisë

ATENTATI NË SARANDË/ Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

PARA ME "THASË" NË ZYRËN E ISH-DREJTORESHËS NË POSTËN SHQIPTARE/ Çfarë zbuluan pamjet filmike për ‘zhdukjen’ e 69 milionë lekëve Aktualitet

PARA ME "THASË" NË ZYRËN E ISH-DREJTORESHËS NË POSTËN SHQIPTARE/ Çfarë zbuluan pamjet filmike për ‘zhdukjen’ e 69 milionë lekëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT