Policia greke ka finalizuar sot një operacion anti-drogë dhe ka arritur që të arrestoj një të shumë kërkuar shqiptar.
Sipas policisë bëhet e ditur se në pranga shqiptari 18 vjeç i kërkuar nga Interpol Tirana për “tentative vrasje”, emri të cilit nuk bëhet i ditur. Kjo ngjarje po ndiqet ende nga Prokuroria e Kretës, për të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Po ashtu është finalizuar një tjetër operacion ku është shkatërruar një grup i strukturuar kriminal. Sipas informacioneve ky grup operonte në Athinë. Mes të arrestuarve është dhe një 49-vjeçar, i cili cilësohet si kreu i grupit.
Po ashtu, janë arrestuar transportuesi i grupit, taksist grek 57-vjec, një shqiptar 43-vjec dhe një grek 56-vjec, ky i fundit përdorues droge. Në përfundim të këtij operacioni janë sekuestruar 6 kg 265 gram marijuane, 130 gram hashash cokollate, 145 gram përzierës, sasi të vogla heroine e kokaine, 1 peshore, 820 euro, 4 celulare.


