• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dy oferta pune? Si të vendosni se cila është më e mira për ju
Home
Jetë

Dy oferta pune? Si të vendosni se cila është më e mira për ju

19 November, 2017 k.autor Jetë

Me siguri, e ndieni veten me fat nëse keni marrë dy oferta pune. Por si t’i peshoni ato? Edhe pse ju jeni i gëzuar për këto dy oferta, kjo nuk do të thotë se situata nuk është stresuese.

Me shumë gjasa, dy punët ofrojnë mjaft përfitime dhe kjo e bën të vështirë zgjedhjen mes tyre. Si të vendosni se cilën ofertë të pranoni?
Veproni në mënyrën klasike, merrni një copë letër dhe ndajeni në dy kolona.

Ju duhet të merrni në konsideratë pesë faktorë për secilën ofertë punë.

1.Paga

Gjërat më të mira në jetë mund të jenë falas, por është e vështirë të përqendrohesh në to kur jeni i shqetësuar se si të paguani faturat në fund të muajit. Kur keni në dorë një ofertë pune, duhet të dini me saktësi se sa do t’ju paguajë secila kompani. Shkruani pagën tuaj në listë.

Përpara se ju të arrini në këtë stad, ju duhet të bëni më parë një buxhet personal, për t’u siguruar se paga juaj ju lejon të mbuloni shpenzimet. Ju sigurisht që nuk do t’ia thoni këtë punëdhënësit tuaj të ardhshëm: negociatat për punë përcaktohen me atë se sa ofron tregu për këtë shërbim dhe jo sa para keni nevojë ju për të jetuar jetën tuaj.

2.Bonuset dhe shpërblimet

Disa punëdhënës ofrojnë shpërblime përveç pagës. Bonuset dhe shpërblimet synojnë të motivojnë punonjësit që të arrijnë objektivat e tyre. Megjithatë, bonuset jo gjithnjë janë të garantuara.

3.Përfitimet standarde

Përfitimet si sigurimet shëndetësore, kujdesi dentar dhe për shikimin, si dhe momenti i daljes në pension janë një moment jo pak i rëndësishëm i kompensimit të një punonjësi. Shumë kompani lëshojnë deklarata mbi kompensimin për ta bërë këtë fakt transparent për punonjësit (ose punonjësit e ardhshëm).
Edhe nëse ky punëdhënës nuk ofron një listë të përcaktuar të përfitimeve, ju mund ta vlerësoni vlerën reale duke parë kontributin dhe përfitimet çdo muaj për punonjësit e tij.

4.Përfitimet shtesë

Shumë kompani ofrojnë avantazhe ekstra përveç paketës standarde të përfitimeve. Këto mund të përfshijnë bileta për muze, bileta për të marrë pjesë në aktivitete sportive, përfitime edukative si rimbursimi i taksave shkollore apo klasave online. Ndonjëherë këto përfitime mund edhe të negociohen. Ju asnjëherë nuk mund ta dini deri sa ta kërkoni.

5.Kultura e kompanisë

Një kulturë kompanie “e mirë” duket e ndryshme për çdo punonjës. Disa mund të pëlqejnë të punojnë në një hapësirë të hapur, të tjerë në ambiente të vogla, dikush tjetër në një atmosferë më të qetë. Përgjigjja e gabuar në këtë rast do të ishte të zgjidhnit ambientin e papërshtatshëm për ju.

Dëgjoni instinktin tuaj

Tani ju e keni gati listën tuaj, por nuk keni mbaruar ende. Në fund ju duhet të dëgjoni edhe instinktin. Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta merrni vendimin duke dëgjuar vetëm zemrën,dhe të lini mënjanë faktorë të tjerë si shpërblimet dhe balancën punë – jetë. Por as nuk duhet ta injoroni atë. Ai ndoshta po përpiqet t’ju thotë diçka.

Në fund, pasi ju të keni marrë vendimin tuaj, duhet të keni parasysh se vendet e punës ndryshojnë. Nëse ju zgjidhni një punë dhe kuptoni se kjo nuk është më e mira për ju, keni ende mundësi. Oferta tjetër mund të jetë ende e hapur, ose mund të kërkoni të ktheheni te puna juaj e vjetër.

*Jen Hubley Luckwaldt
Burimi: The Balance

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Revolucioni nga lart i Arabisë Saudite
Previous article Banka e Shqipërisë shpjegon arsyet pse janë rritur depozitat e biznesit në banka

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT