Përgjime të reja janë zbardhur nga arrestimet në Gjykatën e Krujës, teksa sekretarja Manuela Mallkuçi është përfshirë në një skemë korruptive për të përshpejtuar operacionin e së ëmës.
Nga përgjimet e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, del se sekretarja ka ndërhyrë nëpërmjet një infermiereje për të dhënë ryshfet.
Infermierja Gena i kërkon 2 mijë euro Mallkuçit, teksa kjo e fundit më pas në bisedë me një person tjetër thotë se është lënë që kjo shumë parash t’i jepet doktorit, që në bisedë del ta ketë emrin Ervin apo Edvin pasi ai ia ka kërkuar.
Po ditën e djeshme, doktorit Edvin Prifti të QSUT iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milion lekë.
PJESË NGA PËRGJIMET
PJESA 1
Gena: Do pysim tak e tak, masanej nëpër spital nji jav e di vet ti mo me pes mij leksha unë dhet mij leksha, me gjona tjera ti e di vet
Manuela Mallkuçi: Po po po, po sido që t’jet do flasim bashkë
Gena: Ne motra ime mëri me vete ato nesër që t’ kopsisim ket, t’ja fusim ktij n’zarf, se me Fadilin, j’e kam fut motra jote përpara kohe se
Manuela Mallkuçi: Po mir pra sa duhen? Sa t’i jap?
Gena: Unë i kam fut dy
Manuela Mallkuçi: Dy okej, okej shpirt, mir, mir
Gena: Dy mij, a e kupton Genën
Manuela Mallkuçi: Dy milion, po
Gena: Un po t’them i këna dhon dy mij euro ne
Manuela Mallkuçi: S’i kam euro un i kam lekët tona
Gena: Ne kshu, t’a pys po qe i her atë, po nejse, nesër ti mëri me vete ato, nji pesqinçe ja japim ksajt, t’tjerat masanaj si t’shkoj spitali
Manuela Mallkuçi: Po pra, m’thuj njiher sa t’i japim ktijt ktu
Gena: S’ke pse me fut mo, a e kupto, ne i vum di mij euro atoj që ja futëm n’zar, kjo thot si kam euro thot Ela i kam dy miljon
Manuela Mallkuçi: Po jo mir po u boj euro po hë
Gena: A ti boj euro me mir, se ai e ka n dor, oo doktor i mir, am mir boj a mtore
Manuela Mallkuçi: Mor po i boj euro, mir
Gena: Aman se kry pun
Manuela Mallkuçi: Po po, mir po i boj euro, mir
Gena: N’gjo motrën tate, futi n’zarfe krejt, do t’hyjm të dyja, t’shoqëroj motra jote, ja ke e ke, folim të dyja mrena, nuk do shum, futna dy veta të dyja bashk
Manuela Mallkuçi: Po po
Gena: Po vetëm boj, rregulloi
Manuela Mallkuçi: Po po mir
Gena: Dhe sipas qefit tat i japim dhe ksaj grus që n’a boni gjith kët ner
Manuela Mallkuçi: Po po
Gena: Dihet masanej o motër, nëpër spitale nja nji jav, ke për t’u mor vet, boj pes mi she, dhet mi she
Manuela Mallkuçi: Po po mir sidoqë t’jet, flasim kur t’vi puna atje po hë
Gena: Amon nja dy mij e pesqin u her ktyne t’dyve kryesorve
Manuela Mallkuçi: Po po s’diskutohet, nuk diskutohet
Gena: Nuk e di se sa t’kan thon o motra ime anej, po
Manuela Mallkuçi: Jo jo jo as e diskutoj, nuk e diskutoj
Gena: Maro npun
Manuela Mallkuçi: O Gena do t’flasim kur t’jena bashk, mir se jam ke puna
Gena: Mir zemra ime m’boj telefon nesër mgjes
Manuela Mallkuçi: Mir, mir gje flasim
Gena: Rregulloi
Manuela Mallkuçi: Se flasim ne masdite, mira a do jesh masdite ti n’shpi?
Gena: Po patjetër, po n’shpi moj motër, hajde mos të bezdis, vetëm mëri rekomandime çdo gjë.
Manuela Mallkuçi: Se jam n’pun, mir zemra ime, mir shpirt, hajt, po po ça kam me vete do t’i mar të gjitha
PJESA 2
Manuela Mallkuçi: Ej ,m’ka thon nesër me e shtru
Përdoruesi i paidentifikuar: Nesër ë?
Manuela Mallkuçi: Po, do t’shkoj me Genën, do ‘ti fusim lekt nën dor
Përdoruesi i paidentifikuar: Po mir
Manuela Makuçi: Kupto, ee nji mij euro gjejm, po se dy mij euro do ai me ja dhon direkt, tha Gena, do t’ja fusim bashk, t’ja japim n’dor atij Ervinit ose (Edvinit), se do t’shkojm direkt ke doktori
Përdoruesi i paidentifikuar: Po po po
Manuela Makuçi: Po dy dy nji mij euro m than që ti bijm m’tha Ilir Kurti tashi
Përdoruesi i paidentifikuar: Po ku t’i marim nji mij euro tjera, kujt t’i bim n’qaf
Manuela Mallkuçi: Me i thon Sabait ai
Përdoruesi i paidentifikuar: Kujt Saba?
Manuela Mallkuçi: Sabait halls, he se i këna dhe ato thuj, borxh ktu, ktu thuj, amo si them gjo moms un, hajde thuj vet
Përdoruesi i paidentifikuar: Mos i thuj njiher mos i thuj, kur ‘tvi un mos i thuj, mir
Manuela Mallkuçi: Po, mir, pra mir.


