Viti 2018 ka qenë viti ku Shqipëria ka pasur një numër të lartë vrasjesh, i cili pati ekzekutime nga më të ndryshme që na kthyen në regres në 97 ku njerëzit vriteshin për motive banale.
Ajo që tronditi opinion publik ishte masakra në Resulaj të Vlorës ku një 28 vjeçar ekzekutoi në mënyrë barbare 8 familjarët e tijku arsyeja e këtij atentati shte se kushërinjtë e thërrisni hajdut pulash.
Kjo gjë e ka bërë 28 vjeçarin që “të hakmerrej” ku nuk kurseu as fëmijët e vegjël 8 dhe 12 vjeç.
Disa muaj më vonë ndodh sërish një masakër e cilësuar si “Masakra e Matit” ku mbetën të vdekur tre person punonjës të Bashkisë krimi I cili nisi për një “shuplakë”.
Autori vajti dhe mori armën në shtë pi u rikthye sërish në local dhe hapi zjarr aty mbetën vetëm tre të vdeku por mund të kishte edhe më shumë viktima nëse nuk do ishte kapur në kohë.
Në rubrikën “2018”, AlpeNews.al ju sjell simëposhtë dy tragjeditë që tronditën opinion publik në vitin që lam pas.
1. MASAKRA NË RESULAJ (10 gusht 2018)
Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj. Dyshimet per ngjarjen janë ende të mëdha, ndonëse versioni perfundmitar ishte se sherri për pulat u bë shkaku. Sot, Ritvani ndodhet në burg dhe veç faktit se në gjyq nuk ka folur asnjë fjalë, kërkesa e tij disa muaj më parë për libra la përshtypje.
VIKTIMAT
1-Demir Zyka, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zyka, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)
4-Vasilika Zyka, (Gruaja e Besimit)
5-Sara Zyka, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6-Ledjon Zyka 9 vjec (Djali i Besimit)
7-Azem Zyka (Djali i Demirit)
8-Afërdita Zyka (Gruaja e Azemit)
2. MASAKRA NË MAT (11 tetor 2018)
Kujtim Koxha, 54 vjeç, banues në fshatin Shëlli- Mat, në lokalin e shtetasit Q.K, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri automatik:
Mentor Hoxha, 36 vjeç, (shofer fadrome) banues në fshatin Burgajet Mat, si dhe ka plagosur rëndë e më pas kanë humbur jetën në spital në Tiranë shtetasit :
Erzen Aliaj , 49 vjeç, banues në Burrel (shofer kamionçine)
Hamit Buci , 43 vjeç, banues në fshatin Shëlli Mat . (banor fshati)
Dhe është plagosur rëndë shtetasi A.H, 40 vjeç, banues në fshatin Burgajet të rrethit Mat.
Kujtim Koxha ka qenë ne lokalin e fshatit Shëlli rreth ores 12.30, dhe në këtë kohë kanë ardhur punonjësit e Bashkisë të cilët po punonin në një rrugë fshati , ku janë ulur për të ngrenë drekë në lokalin e fshatit .
Në këto moment shtetasi Kujtim Koxha ju ka thenë punonjësve të Bashkisë dhe kryesisht shtetasit Erzen Aliaj se përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtepisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë . Në këtë kohë është çuar nga tavolina shtetasi Erzen Aliaj ku kanë dalë jashtë lokalit dhe ka debatuar me shtetasin Kujtim Koxha, dhe e ka goditur me shuplakë ne fytyrë .
Ne këtë kohë janë ngritur punonjësit e tjerë duke i ndarë pasi shtetasi Kujtim Hoxha ishte në gjendje te dehur .
Më pas autori është larguar në drejtim të banesës së tij ku ka marrë armën e zjarrit dhe pasi është afruar tek lokali ka qëlluar punonjësit të cilët po konsumonin drekë. Kujtim Koxha u kap nga policia brenda 1 ore.
Përgatiti: AlpeNews.al




