• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DY LANDE VOTOJNË/ Gjermania mban sot “frymën”
Home
Nderkombetare

DY LANDE VOTOJNË/ Gjermania mban sot “frymën”

1 September, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Këtë të diel (01.09) votohet në landet gjermane lindore, Saksoni e Brandenburg. Zgjedhjet po ndiqen me shumë interes, pasi rezultatet mund të shkaktojnë tërmet politik, për shkak të forcimit të populistëve të djathtë.

Kutitë e votimit janë hapur ndërkohë këtë të dielë në dy landet gjermanolindore, Saksoni dhe Brandenburg. 2,1 milionë qytetarë janë thirrur në Brandenburg të japin votën e tyre, kurse në Saksoni votojnë afër 3,3 milionë zgjedhës për parlamentin e ri të landit.

Në të dyja landet qytetarët mund të shenjojnë me kryqin e parë votën për kandidatin e drejtpërdrejtë të qarkut zgjedhor, kryqi i dytë vihet tek lista e partive, 11 parti janë të renditura në Brandenburg dhe 19 në Saksoni. Në Saksoni qytetarët lejohet të votojnë nga mosha 18-vjeç kurse në Brandenburg nga mosha 16 vjeç.

Deutschland Wahlplakat zur Landtagswahl in Sachsen mit Michael Kretschmer (picture-alliance/dpa/S. Kahnert)
Michael Kretschmer, CDU kërkon të rikonfirmohet në Saksoni

Qeveritë e landeve para humbjeve

Si socialdemokratët, SPD e kryeministrit të Brandenburgut, Dietmar Woidke ashtu edhe qeveria e kryesuar nga CDU në Saksoni e kryeministrit të landit, Michael Kretschmer duhet të llogarisin me humbje të ndjeshme. Kurse rritje të ndjeshme pritet të shënojnë populistët e djathtë të AfD-së, Alternativa për Gjermaninë, si edhe Të Gjelbrit. Vërtet që në parlament kristiandemokratët, sipas sondazheve të fundit, mund ta mbrojnë pozicionin si partia më e fortë, pak para AfD-së, me kandidatin, Jörg Urban. Por për koalicionin e deritanishëm me socialdemokratët, CDU/SPD kjo nuk ka për të mjaftuar.

Andreas Kalbitz Landtag Brandenburg (picture-alliance/dpa/R. Hirschberger)
Populisti Andreas Kalbitz, AfD pretendon të zërë vendin e parë në Brandenburg

Garë kokë më kokë

Kurse në parlamentin në Potsdam, partia populiste, AfD me kandidatin kryesor, Andreas Kalbitz ka shanse madje të zërë vendin e parë, e me këtë të tejkalojë socialdemokratët që qeverisin në këtë land prej gati tre dekadash. Konsiderohet e sigurtë, që koalicioni i Woidkes me Të Majtët nuk do të ketë më shumicën.

Deutschland Wahlplakat zur Landtagswahl in Brandenburg (picture-alliance/dpa/A. Franke)
Kryeministri i landit të Brandenburgut, Dietmar Woidke, SPD me gjasë nuk e krijon dot shumicën për t’u rikonfirmuar edhe një mandat.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOI UNAZËN ME GUR 40 KARATËSH/ Komentuesit e tallin: Duket si rrush i madh i shpifur
Previous article SHERRI NË FIER/ Detajet e reja: Ja kush qëlloi brenda spitalit

F.autor

Postime të ngjashme

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT