• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY KRIME TË NGJASHME/ Si u vranë dy baballarët nga fëmijët në Shënavlash (SKENARI)
Home
Ekskluzive

DY KRIME TË NGJASHME/ Si u vranë dy baballarët nga fëmijët në Shënavlash (SKENARI)

4 September, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një ngjarje e tronditëse u shënua në fshatin Shënavlash të Durrësit ku një baba u vra dhe u hodh në pus.

62 vjeçari Enver Balla që u gjet i vdekur pas  20 ditësh i humbur, pasi denoncimit në komisariat të familjarëve të tij në Shënavlash.

Ai u gjet i vrarë dhe pas hetimeve rezultoi se e kishte vrarë djali i tij 34 vjeçar, Esmerald Balla, të cilën e pohoi përpara policisë. Ai e vrau babin me armë gjahu dhe më pas e hodhi në pus.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Motiv i ngjarjes së zbardhur sot në Shënavlash janë debatet për shuma parash mes viktimës dhe autorit.

Pasi u vendos para fakteve 30 vjeçari pranoi krimin dhe tha se kishte vepruar në gjaknxehtësi, pasi zbuloi se babai për shkak të marrëdhënieve që kishte me gra jashtë martese kishte prishur kursimet e shtëpisë.

Ky është pretendimi i tij. nga ana tjetër policia nga këqyrja e aparateve celular të autorit ka zbuluar se ai ka pasur kontakte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Kjo nuk është ngjarja e parë që ndodh në fshatin Shënvlash ku një baba vritet nga djali, por një ngjarje tronditëse e njëjtë ka ndodhur në shkurt të këtij viti., shkruan Alpenews.al.

49 vjeçari Pëllumb Meta u vra brenda në banesë dhe trupi i tij u gropos në kasollën e bagëtive ku u gjet 13 ditë më pas. Fillimisht krimi u mor përsipër nga e bija 19 vjeçare e viktimës por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt.

Policia e Durrësit zbardhi krimin e rëndë në familje duke çuar në pranga përveç vajzës Hygerta dhe dy djemtë e tij, Hysenin 24 vjeç dhe Amarildon 21 vjeç.

Si u zbulua krimi?

Më 13 shkurt djali i madh, Hyseni denoncoi në polici për zhdukjen e të atit. Informacionet policore të siguruara në zonë bënë të dyshonin se nuk ishte humbje e rastësishme, pasi 49 vjeçari i cili punonte si roje në një varrezë makinash nuk ishte person që humbte lehtë kontaktet me familjen.24 vjeçari i tha policisë se i ati ishte larguar me makinë nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Nga verifikimi i kamerave u zbulua se makina ishte parkuar në rrugë me 14 shkurt, pra një ditë pas denoncimit. Më 17 shkurt makina u gjet e parkuar në aksin rrugor Shnënavlash-Sektor Rinia.
Më 22 shkurt trupi i pajetë u gjet i varrosur në kasolle. Kufoma u gjet e zhveshur dhe e mbështjellë me plastmas

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË SHËNVLASH/ Merret në pyetje gruaja e Esmerald Ballës: Paratë në kasafortë s’i ka marrë burri im
Previous article NË BURG PËR DOSJEN "METOMARFOZA"/ KPK shkarkon kryeprokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT