• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
DY JAVË PAS PËRMBYTJES/ Biblioteka ende e mbyllur, studiuesi Behar Gjoka: Situatë alarmante
Home
Kulturë
Trashegimi

DY JAVË PAS PËRMBYTJES/ Biblioteka ende e mbyllur, studiuesi Behar Gjoka: Situatë alarmante

8 July, 2018 k.autor Kulturë, Libri, Trashegimi

Biblioteka Kombëtare nuk i ka çelur ende dyert për lexuesit. Pas konstatimit të pranisë së ujit datë 23 qershor dhe dëmtimit të 12 mijë njësive bibliotekare (libra, revista edhe gazeta) të 15 viteve të fundit në Bibliotekë, institucioni ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Drejtoresha, Persida Asllani, shpjegoi para pak kohësh trajtimin, që do t’u bëhet njësive bibliotekare të lagura me qëllim tharjen edhe restaurimin e tyre.

Ndërkohë masat që u morën për trajtimin e tyre ishin me tharëse flokësh dhe ekspozim në dritaret e godinës. Studiuesi i letërsisë Behar Gjoka, është një frekuentues i rregullt i Bibliotekës, prandaj ai e quan gjendjen në të cilën ndodhet ky institucion, katastrofike.

“Mendoj se kjo është një situatë alarmante, jo thjesht për bibliotekën kombëtare, për lexuesin, por sidomos për politikat kulturore, për politikat qeverisëse, të cilat lejojnë në qendër të Tiranës të ndodhin aksidente të tilla, që do të thosha, që kurrsesi nuk duhet të mendoheshin edhe jo të ndodheshin”.

Studiuesi mendon se kjo është një situatë e krijuar ndër vite, ku kanë qenë të pranishme papërgjegjshmëritë qeverisëse.

“Ndërkohë, që numri i librave ka ardhur duke u shtuar, hapësira e Bibliotekës Kombëtare ka ardhur duke u ngushtuar. Jemi në një moment që ky institucion kombëtar nuk është trajtuar si i tillë. Them se Biblioteka Kombëtare është shndërruar në një magazinë ku mblidhen librat”.

Për të prononcimet e përfaqësuesve të Bibliotekës janë të atilla, sa s’ka dëshirë të bëjë trajtim mbi ta.

“Problemi është që është guxim i madh, që të trajtosh librin me situata paragjykuese. Libri i ri apo i vjetër, i hershëm apo i tanishëm duhet trajtuar për meritën që ka ai libër. Të bjerë zjarri edhe mos të vrasësh mendjen, të hyjë ujë edhe mos të vrasësh mendjen, këtu nuk është fjala për të bërë as gjykatësin edhe as prokurorin. Është fjala për t’u bërë pjesë e dëshpërimit”.

Gjoka thekson se Biblioteka është këtë gjendje prej paaftësisë së politikave kulturore, por Biblioteka është shtëpia e librit, është shtëpia e shkrimtarit.

“Ekziston edhe Biblioteka në këtë pallat, por pallati ka edhe ca funksione të tjera. Është e domosdoshme, që të bëhen përpjekjet jo me atë që quhet Partneritet, por me përgjegjësi dhe me debate të hapur të artistëve, shkrimtarëve, lexuesve, bibliotekarëve, se çfarë i mungon Tiranës”.

Në këtë kuptim profesori thotë, që është imediate që politika pozitë-opozitë, institucionet e kulturës, Ministra e Kulturës të mendojnë seriozisht për të pasur një Bibliotekë Kombëtare të statusit që meriton. Të një statusi, të një institucioni qendror edhe pse jo urë lidhëse me kulturat e ndërkombëtare. Studiuesi ngre pyetjen, se çfarë duhet të ndodhë tjetër, që libri shqip të ketë fatin të perëndojë edhe të fshihet nga faqja e dheut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETTINGU I ARTA MARKUT/ Reagon Vasili: Kryeprokurorja bën shejtan budallanë sa here që...
Previous article Kina tenton Ronaldon, ofron shifrën e çmendur të 100 milionë eurove në sezon

k.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT