• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dy gjeorgjianë MASHTROJNË kambistin shqiptar/ Ia mbathin pa gjurmë me qindra mijëra eurot e…
Home
Breaking News

Dy gjeorgjianë MASHTROJNË kambistin shqiptar/ Ia mbathin pa gjurmë me qindra mijëra eurot e…

18 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mundësia që një shtetas shqiptar të bjerë prè e mashtrimeve, nga shtetas të huaj që vijnë nën petkun e biznesmenëve apo investitorëve, është rritur kohët e fundit. Pas disa rasteve me biznesmenë mashtrues nga Italia apo Turqia, harta gjeografike e mashtrimeve zgjerohet më në lindje. Rasti më i fundit i takon dy shtetasve gjeorgjianë, Davit Bakhtashvilli dhe Revazi Akobia, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin mashtruan duke i dhënë 150 mijë euro false pronarit të një zyre të këmbimit valutor në Tiranë. Sipas denoncimit të bërë nga personi i dëmtuar, dy gjeorgjianët kishin realizuar një këmbim të kartëmonedhave me prerje të vogël, me kartëmonedha me prerje të mëdha 200 dhe 500 euroshe.

Ndërkohë që pronari i pikës së këmbimit valutor u ka dhënë 150 mijë euro të rregullta, gjeorgjianët i kanë dhënë atij 150 mijë euro, plus pagesën e këmbimit, me kartëmonedha të falsifikuara. Në kohën kur pronari i pikës së këmbimit valutor kuptoi mashtrimin ishte tepër vonë, pasi gjeorgjianët, jo vetëm që ishin larguar, por lanë edhe shumë pak gjurmë për t’u identifikuar plotësisht.

Përveç emrit dhe mbiemrit të shënuar në pasaportë, për ata nuk ka asnjë të dhënë tjetër, atësi apo vendbanim. Me gjithë letërporositë që u janë dërguar autoriteteve gjeorgjiane, deri tani nuk ka asnjë përgjigje. Madje, edhe Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të nisë gjykimin ndaj dy shtetasve gjeorgjianë, pa marrë më parë të dhëna të sakta mbi gjeneralitetet e tyre. E ndërsa autoritetet përpiqen të zbatojnë procedurat për një proces të rregullt ligjor, mashtruesit e huaj shijojnë të qetë qindra mijëra eurot që zhvasin në vendin tonë./ Top Channel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Armina Mevlani jep lajmin e bukur! Familja e saj dhe e Shkëlzenit është shtuar me një anëtar të ri (FOTO)
Previous article LIVE/ Belgjikë-Panama, "DJAJTË E KUQ" kërkojnë maksimumin ndaj ishullorëve

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT