• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DY DITË PAS/ Haradinaj shmang komentet për vendimin e dorëheqjes
Home
Rajon

DY DITË PAS/ Haradinaj shmang komentet për vendimin e dorëheqjes

22 July, 2019 F.autor Rajon

Dy ditë pasi vendosi të largohej pa kthim nga kryeministri i qeverisë, Ramush Haradinaj, është shfaqur sërish për publikun.

Ai shmangu deklaratat politike gjatë një ceremonie me rastin e zbulimit të shtatores së heroit, Sheh Myhedin Shehu, në Rahovec, duke u mjaftuar me një status të mëvonshëm në Facebook, ku theksoi se veprat në shërbim të atdheut dhe të sovranitetit të Kosovës duhet të jenë frymëzim për cilindo.

Largimi i befasishëm i Haradinajt ka mobilizuar faktorët politikë vendës nga opozita dhe shumica qeverisëse.

Në pritje të qëndrimit zyrtar të presidentit, Hashim Thaçi, në lidhje me propozimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, partitë PDK, LDK dhe Vetëvendosje shprehen gati për një garë të re elektorale.

Këtë gatishmëri e konfirmoi një ditë më parë edhe aleati kryesor politik i Haradinajt nga PDK-ja, Kadri Veseli.

Veseli: Tashmë zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. PDK është e gatëshme për zgjedhje kurdo që të caktohen ato.

Kategorikë për zgjedhje të reja shprehen edhe opozitarët e Vetëvendosjes, që konsiderojnë se ato do i kthenin legjitimitetin politik qeverisë.

Ndërsa në partinë më të madhe të opozitës, ish-kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu është rikthyer në skenë si rival për kryesinë e saj, duke siguruar se partia e tij ka kapacitetet për të drejtuar qeverisjen e vendit.

Ndërkohë mbetet e paqartë nëse Kosova zyrtare do i qëndrojë pozicioneve të palëkundura të kryeministrit Haradinaj për çështjet si tarifat ndaj Serbisë apo ruajtja e kufijve ekzistues.

Në një deklaratë për “Zërin e Amerikës”, kryediplomati i Malit të Zi, Srdan Darmanoviç, tha se dorëheqja e Haradinajt do i japë më shumë hapësirë veprimi presidentëve të dy vendeve, Thaçi dhe Vuçiç, të akuzuar më herët si komplotistë që kërkojnë ndarjen e Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PASKAN HARRU ME TA QIT KËRTHIZËN"/ Xhensila poston FOTON, por fansat e akuzojnë...
Previous article VALA EKSTREME E TË NXEHTIT NIS NË EUROPË/ Çfarë pritet të ndodh në vendin tonë

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT