• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY DITË MARATONË VRAPIMI NË TIRANË/ Zbulohet plani i masave! Policia apel ndaj qytetarëve për lëvizjen në fundjavë
Home
Sociale

DY DITË MARATONË VRAPIMI NË TIRANË/ Zbulohet plani i masave! Policia apel ndaj qytetarëve për lëvizjen në fundjavë

21 October, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Policia Bashkiake ka zbuluar planin e masave të ndërmarra për dy ditët e maratonës së vrapit, që do të zhvillohen në Tiranë në fundjavë, duke publikuar hartën e perimetrit të garës.

Të shtunën do zhvillohet gara e vrapimit “Fun Run Tirana” me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, ndërsa të dielën mbahet “Maratona e Tiranës”.

Policia bashkiake informon se në të gjithë perimetrin e garës është vendosur sinjalistikë të përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet.

Ajo apelon qytetarët që të mos tentojnë të hyjnë me automjet brenda perimetrit, gjatë zhvillimit te garës, pasi është rreptësisht e ndaluar, si dhe do të duhet t’u binden shërbimeve policore në devijimet eventuale të trafikut.

“Ato mjete që do të gjenden të parkuara në rrugët ku do të zhvillohet gara, do të spostohen me mjet ngritës nga shërbimet policore. Ata që do të duan të lëvizin me automjetet e tyre, që ndodhen të parkuara në brendësi të lagjeve dhe brenda perimetrit të garës, t’i nxjerrin ato jashtë perimetrit, përpara orës 08:00 të datës 23 Tetor, pasi rrugët do të bllokohen deri në orën 16:00 dhe nuk do të kenë mundësi të hyjnë-dalin, nga zona e perimetrit te garës me automjet”, njoftoi policia bashkiake.

Gjithashtu u kërkoi përdoruesve të biçikletave, monopatinave, apo motorëve elektrikë, të cilëve u kërkohet që të mos lëvizin në rrugët ku do te jenë vrapuesit gjatë zhvillimit të garës.

“Fun Run Tirana” do zhvillohet nga ora 09:00 deri në 11:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ddërsa “Maratona e Tiranës” nga ora 08:00-16:00.

Policia Bashkiake u bëri apel qytetarëve që të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet private në datat 22 dhe 23 tetor për të shmangur trafikun në qytet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POSTOI FOTO DUKE PUTHUR VAJZËN E SAJ NË BUZË/ Reagon Jonida Vokshi: Kur është seks i kundërt…
Previous article "NUK KA MË BJONDE"/ Beatrix Ramosaj ndryshon look dhe ja si duket tani

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV PRANË RRUGËS SË KOMBIT/ Flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit Aktualitet

ZJARR MASIV PRANË RRUGËS SË KOMBIT/ Flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin Aktualitet

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin

"U PADIT NGA BASHKIM ULAJ PËR SHPIFJE"/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme Aktualitet

"U PADIT NGA BASHKIM ULAJ PËR SHPIFJE"/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT