Per nder te tyre ne kete dite po mbahet nje ceremoni e posacme ne Ministrine e Jashtme, kur dy personaliteteve, pas mesazheve te dhena nga bashkepunetoret dhe miqte e tyre, do t’u jepet edhe grada e nderit.
Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka janë të parët diplomatë që e marrin atë zyrtarisht këtë gradë në periudhën post-regjimit.

Në vitin 1988 Dashnor Dervishi u emërua ambasador i Shqipërisë në Itali, post që e mbajti deri në vitin 1992, duke hyrë në histori edhe si ambasadori i fundit i Shqipërisë komuniste në Itali.
Në dhjetor të vitit 1998, Dashnor Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Izrael, post të cilin e mbajti deri në vitin 2003.
Që nga viti 2003 e deri në vitin 2005, Dashnor Dervishi punoi si drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale në Ministrinë e Jashtme.
Në vitin 2006 Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Rumani e më pas në Greqi.
Ilir Boçka ka një karrierë në shërbimin e jashtëm që në vitin 1981 duke pasur pozicione drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në shtete të ndryshme dhe organizata rajonale dhe ndërkombëtare.
Emri i Ilir Boçkës, për të përfituar këtë gradë, është dorëzuar në Presidencë nga ana e Ministrisë së Jashtme që në vitin 2016.
Sipas ligjit për Shërbimin e Jashtëm, diplomatët e karrierës e përfitojnë gradën “Ambasador” pasi të kenë fituar njëra pas tjetrës të gjitha gradat diplomatike, dhe të kenë qenë në detyrën e kreut të misionit diplomatik të paktën dy funksione, por jo më pak se gjashtë vjet gjithsej.


