Dy persona janë mbajtur peng për disa orë në qytetin e Beratit nga tre persona të tjerë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ku tre personat e arrestuar tanimë nga Policia, i kanë marrë në makinë shtetasit me iniciale L.B., 39-vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori” të qytetit të Beratit.
Policia thotë se ka arrestuar tre persona në lidhje me pengmarrjen. Shkak, dyshohet të jetë bërë një borxh i pashlyer. Në prangat e forcave të rendit, përfunduan shtetasit Hamit Kanani, Arben Bilçari dhe Edmond Hoxha, të cilët dyshohet se kanë mbajtur peng për disa orë dy burrat. Në komunikatë, Policia thotë se autorët e arrestuar dyshohet të kenë ushtruar dhunë fizike ndaj dy shtetasve të marrë peng.
“I hoqën lirinë dhe ushtruan dhunë ndaj dy shtetasve, arrestohen 3 autorët. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen ‘Uznovë’, Berat. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen ‘Uznovë’, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen ‘30 vjetori’, Berat”.
Materialet paraprake hetimore për rastin nga ana e Policisë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Beratit për veprime të mëtejshme. Jo rrallë ndodh që për të zgjidhur problemet e tyre, qytetarët i drejtohen pengmarrjes. Më 29 shtator të vitit të shkuar, një i ri nga Bulqiza, mori peng drejtorin e Arsimit, duke e mbajtur për tri orë në makinën e tij dhe duke e kërcënuar me vdekje, pasi i kishte hequr nga puna si arsimtare bashkëshorten. Menjëherë pas rastit, drejtori denoncoi të riun në Polici dhe kjo bëri që forcat e rendit ta arrestojnë


