• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dy anije të tjera me emigrantë në brigjet libiane, Salvini: Nuk do prekin kurrë tokën italiane
Home
Nderkombetare

Dy anije të tjera me emigrantë në brigjet libiane, Salvini: Nuk do prekin kurrë tokën italiane

17 June, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Ndërsa në portin e Valencias në Spanjë mbërriti grupi i parë i 629 emigrantëve të anijes Aquarius, në brigjet libiane dy anije të tjera humanitare janë pozicionuar në pritje të imbarkimit të dhjetra e qindra emigrantëve të nisur nga Libia.

Këtë lajm e ka dhënë për mediat italiane, Matteo Salvini, Ministri i Brendshëm njëkohëshisht zëvendës/kryeministër në qeverinë e Giuseppe Contes.

“Dy anije të tjera të organizatave humanitare që lundrojnë me flamur hollandez Lifeline e Seefuchs kanë mbërritur në brigjet e Libisë në pritje për të marrë ngarkesën me qëniet humane të braktisur në det nga skafistët”, informon Ministri i Brendshëm Salvini.

Le të dinë këta zotërinj se Italia nuk është më bashkëpunëtore e biznesit të emigracionit klandestin e le të kërkojnë porte të tjera jo italiane për të zbarkuar. Si Ministër dhe si baba mund të më sulmojnë e kërcënojnë sa të duan por unë nuk heq dorë nga vendimi im dhe e bëj për të mirën e të gjithëve.”

Ndaj fjalëve të Salvinit ka ardhur një reagim i fortë nga organizata humanitare gjermane që lundron me anijen me flamur hollandez Lifeline. Në profilin e tyre Tëitter shkruajnë “kur fashistët na bëjnë reklamë”, post ky i hequr pak orë më vonë.

Por përgjigja e Ministrit Salvini ka qenë e menjëhershme: “Një pseudo organizatë vullnetarësh quan fashist zëvendës/kryeministrin italian? Ata nuk do të prekin kurrë tokën italiane.”

“Një pseudo shoqatë vullnetare gjermane që lundron me flamur holandez i bën apel Italisë. Vërtet kujtojnë se jemi kaq budallenj? Në Itali muzika ka ndryshuar?”vazhdon replika e Minstrit të Brendshëm italian.

Akuza e Minstrit Salvini shkojnë dhe më tej duke publikuar një fotografi të një anëtari të organizatës Lifeline i cili shfaqet me një krehje skinhead edhe në ngjyrat e flamurit gjerman.

“Ky zotëria anëtar i organizatës gjermane që lundron në anijen Lifeline në pritje për të ngarkuar emigrantët më akuzon si fashist. Mjaft e besueshme do thoja.”

Por fjalët e Ministrit Matteo Salvini kanë gjetur vërtetësi dhe nga përfaqësia e Holandës pranë Bashkimit Europian e cila saktëson se “dy anijet Lifeline e Seefuchs të organizatave humanitare që lundrojnë me flamur holandez në brigjet libiane nuk janë regjistruar në Holandë dhe as nuk janë organizata joqeveritare holandeze.Edhe qeveria e vendeve të ulëta është e preokupuar për aktivitetin që ato kryejnë në zonën e kërkim-shpëtimit të brigjeve libiane” shkruan në prononcimin e saj përfaqësia europiane e Holandës pranë Brukselit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Monchi piketon mesfushorin argjentinas si pasuesin e Nainggolan
Previous article Napoli i vendosur/ Të "kaltrit" gati të paguajë klauzolën e mesfushorit spanjoll

Redaktor2

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT