Dy aksidente kanë ndjekur njëri-tjetrin në Vlorë, ku si pasojë tre persona janë plagosur. Në njërin prej tyre, një motor mori para një këmbësor, e si pasojë, ai ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Aksidenti tjetër ndodhi më herët tek zona e Ujit të Ftohtë. Policia thotë seNikola.M., duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasit me inicialet G.B., 50 vjeç dhe R.B., 10 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Fill pas ngjarjes të plagosurit janë transportuar në spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.