• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DVORANI KALON VETTINGUN/ Alibeaj: Janë 100 milionë lekë të pajustifikuara, i ka shërbyer Ramës
Home
Shqipëri

DVORANI KALON VETTINGUN/ Alibeaj: Janë 100 milionë lekë të pajustifikuara, i ka shërbyer Ramës

25 July, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Pas vendimit të KPK, Dvorani plotësoi tre kushtet për kalimin e “sitës” së vettingut ka reaguar Alibeaj nga selia e PD:  Janë 100 milionë lekë të pajustifikuara, Dvorani  i ka shërbyer Ramës dhe Xhafajt.

Albeaj akuzoi organet e KPK për vendime të njëanshme ku sipas tij, gjyqtarë dhe prokurorë janë lënë jashtë sistemit të drejtësisë vetëm se nuk i kanë shërbyer interesave të Ramës.

Deputeti akuzoi Dvoranin si të lidhur drejtpërdrejtë me çështjen e vëllait të ministrit Xhafaj.

Fjala e plotë:

“Partia Demokratike e paralajmëroi vendimin politik, që i ashtuquajturi Komision i Pavarur i Kualifikimit, – tha Alibeaj, –  do të merrte për Ardian Dvoranin me 100 milionë lekë pasuri të pajustifkuar dhe me disa shtëpi të fituara në konflikt interesi gjatë kohës që ushtronte detyra për kompani shtetërore.

Fshehja e 100 milionë lekëve nga Ardian Dvorani nuk ishte fakt i mjaftueshëm për organin e vettingut që ta shkarkonte shërbëtorin e Edi Ramës në  Gjykatën e Lartë, ndërkohë që, në raste të tjera, me të drejtë, vettingu ka shkarkuar gjyqtarë për 3 milionë lekë të vjetra të padeklaruara.

Ardian Dvorani është i vetmi gjyqtar në Republikën e Shqipërisë që nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi në 2016-ën se mandati i Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë kishte përfunduar që në 2014-ën dhe se qëndrimi në detyrë ishte antikushtetues.

Ardian Dvorani, zgjodhi të mos zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuesë, por urdhrin politik të Edi Ramës për të qëndruar në detyrë 4 vite pas mbarimit të mandatit, sepse ai është projektuar të emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Përfundimi për Dvoranin dihej, sepse organi i vettingut nuk po funksionon si i pavarur, por në shërbim të Edi Ramës, për të lënë në sistem gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe shërbëtorë politikë të Edi Ramës.

Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Ardian Dvorani duhet të ishte shkarkuar nga detyra për fshehjë të pasurisë, përfitim të paligjshëm të pasurisë dhe mungesë integriteti moral dhe profesional.

Ajo çfarë mbetet e pasqaruar nga procedura e verifikimit të vettingut të Ardian Dvoranit është, nëse miku i familjes së Fatmir Xhafajt, ka patur ndonjë kontakt me Agron Xhafajn dhe a i ka shërbyer ndonjëherë vëllait të Ministrit të Brendshëm dhe bandës së tij të trafikut ndërkombëtar të drogës?

Partia Demokratike e konsideron konfirmimin në detyrë të shërbëtori të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë si një lajm të keq për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vettingut, duke i vënë atij vulën e një procesi farsë dhe politik.

Partia Demokratike po ndjek me vëmendje çdo veprim të organeve të vettingut dhe ne do të bëjmë publik çdo rast ku vërtetohet konfirmimi në detyrë i gjyqtarëve të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar apo shërbëtorë të Edi Ramës.”

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 3.4 MILIONE EURO/ Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg të arrestuarit e "TOYOTES" ME PARA
Previous article Selena Gomez thyen rekordin e Beyonce-s/ Shihni për çfarë bëhet fjalë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez Politikë

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT