• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“DUTY FREE”/ Dhoma Amerikane e Tregtisë: Duhet reformë e thellë për klimën e biznesit
Home
Ekonomi

“DUTY FREE”/ Dhoma Amerikane e Tregtisë: Duhet reformë e thellë për klimën e biznesit

10 February, 2020 Delo.autor Ekonomi

Dhoma Amerikane e Tregtisë në vendin tonë ka mbajtur një konferencë këtë të hënë ku është folur rreth ndërtimit të një klime të qëndrueshme biznesi  si dhe rreth punës që është bërë dhe do të bëhet.

Enio Jaco President i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka përmendur edhe skandalin me “Duty Free” ku sipas tij kjo kompani është penguar që të investojë në vendin tonë. Ndër të tjera Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka deklaruar se klima negative e biznesit në vend ndikohet nga tre probleme.

“1. Tejzgjatja e kohës për marrjen e lejeve të ndërtimit.  2. Ndryshimi i shpeshtë i taksave. 3. Zbatimi i kontratave, pasi nuk zbatohen. Korrupsioni pengon seriozisht investimet e huaja në Shqipëri pasi është i përhapur. Rasti i fundit është ai i Duty Free, ku u dëmtuam nga burokracitë. Ka marr pjesë në tender me Aeroportin e Rinasit e ka fituar, planifikon të investojë 3 milionë dollar, dhe sot ndeshet me çështje ligjore që s’ka lidhje me biznesin e tij. Ky është rasti specifik kur dikush ka dashur të investojë dhe është penguar.” shprehet Jaco.

Jaco është shprehur se klima e biznesit në Shqipëri ka disa probleme edhe pse ka pasur sukses në punën që është bërë. Sipas Jaco problemi qëndron tek konsultimi publik, i cili nuk është respektuar.

“Kemi pasur edhe sukses por edhe vështirësi. Është konsultimi publik, pasi ligji për konsultimin publik nuk respektohet. Ligji i detyron që të njoftojnë për çdo ligj 20 ditë më para, nga analizat tona nuk është respektuar. Asnjëherë nuk është përmbushur niveli minimal dhe nuk na ka lënë kohë të japim mendimin e duhur për shumë ligje. Ky mosrespektim ka efekte negative në besimin e biznesit. Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të marrë një rol më të madh për këtë rol.” tha Enio Jaco.

Jaco ka vijuar ndër të tjera duke thënë se bilanci tregtar mes SHBA dhe Shqipërisë është shumë  më i ulët se me Maqedoninë e Veriut.

“Klima e investimeve, të gjithë i kuptojmë rëndësinë e investimeve, pasi krijojnë mundësi punësimi, rrisin konkurencën sjellin të ardhura. Shqipëria ka tani më shumë nevojë për projekte, pasi TAP dhe Devoll po mbaron dhe duhen zëvendësuar për të mbajtur ekonominë aty ku ka qenë.  Gjatë vitit 2020 do të ndikohen shpenzimet e konsumatorit për shkak të të ardhurave të ulta në 3 mujorin e fundit.  Shqipëria me SHBA ka një bilanc tregtar 100 milionë dollar shumë nivel i ulët. Ndërsa me Maqedoninë e Veriut, bilanci është 230 milionë dollarë shimë më i lartë edhe pse është një ekonomi më e vogël se Shqipëria. Ballkani Perëndimor po bëhet rajon interesant për investitorët e mëdhenj.” tha Jaco.

Duke marrë si fakt se Shqipëria renditet e 82 në raportin e “Doing Bisness” më krahasim me fqinjës, Jaco ka thënë se në vend duhet një reformë e thellë në mënyrë që të përmirësohet klima e biznesit.

“Si performon Shqipëria me vendet e rajonit? Kjo është pyetja më e madhe. Shqipëria renditet e 82 në raportin e Doing Bisness, dhe të gjithë fqinjët janë më lart se Shqipëria për biznes. Mali i Zi në vendin e 17. Duhet reformë e thellë për klimën e investimve, për të përmirësuar situatën.  Shqipëria ka potencial, është vend i favorshëm gjeopolitik, është vend i NATO ofron siguri ,  ka marrëdhënie me SHBA, kemi popullsi të re, kemi fuqi puntore të re më të mirën ne rajon. Ne kemi kushte unike për ta bërë Shqipërine Lider në rajon. Prandaj duhet përmirësuar klima e biznesit.”tha Jaco.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SONDA EUROPIANE SHUMË PRANË DIELLIT/ Për herë të parë do t’i afrohet orbitës së tij me temperaturën 500 gradë
Previous article VDEKJA E TË RIUT SHQIPTAR NË BURGUN E FRANCËS/ Djali i xhaxhait: E kanë detyruar që të hedhin firmë!

Delo.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT