• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DURRËSI RIKTHEHET NË NORMALITET/ Shkreli: Qytetarët hyjnë në banesat e çertifikuara nga ekspertët
Home
Politikë

DURRËSI RIKTHEHET NË NORMALITET/ Shkreli: Qytetarët hyjnë në banesat e çertifikuara nga ekspertët

3 December, 2019 Delo.autor Breaking News, Politikë

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli deklaroi sot për ATSH se po vijon intensivisht puna për çertifikimin e godinave që janë të banueshme si dhe bizneseve për të rikthyer jetën në Durrës. “Deri pardje, Durrësi ishte një qytet pothuajse i pabanueshëm, sidomos mbrëmjeve. Të gjitha lokalet e dyqanet ishin të mbyllura, ndërsa apartamentet të errëta, pa drita. Dje u kthye jeta në qytet. Sot është akoma më dinamike, që do të thotë, një pjesë e njerëzve, sidomos atyre që iu është çertifikuar banesa janë futur brenda. Futja e njerëzve në banesa është shoqëruar edhe me rifillimin e punës të shumë aktiviteteve e bizneseve në Durrës”, – deklaroi Shkreli për ATSH-në.

Prioritet i punës sot nga shumë grupe të kontrollit, vuri në dukje Shkreli, është kontrolli edhe i fabrikave e godinave ku zhvillohen aktivitetet e biznesit, në mënyrë që edhe njerëzit t’i rikthehen jetës normale në qendrat e punës. Shkreli po ashtu informoi se situata është e qëndrueshme dhe se vullnetarë nga shtete të ndryshme ju janë bashkuar për të kryer çertifikimin e godinave.

“Jemi në fazën ku grupet e vlerësimit janë shpërndarë në territor. Jemi fuqizuar mjaftueshëm. Sot vijnë 30 inxhinierë nga Kosova. Zëvendësministri i Infrastrukturës së Kosovës është tashmë stacionuar tani më në Durrës. Një grup inxhinierësh nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës janë bashkangjitur grupit në mënyrë që të përshpejtojmë procesin e vlerësimit të dëmeve”, – tha Shkreli për ATSH. Grupet, vijoi ai, janë shpërndarë jo vetën në qytet, por edhe në rrethinat e Durrësit, Lezhës e Mirditës.

Sipas Shkrelit, është intensifikuar procesi i shembjes së disa banesave që paraqesin problematikë dhe për këtë po eksportohen nga policia nga njëra anë dhe nga grupi i Institutit të Ndërtimit për të patur të dokumentuar edhe arsyet e dëmtimit që kanë pësuar.

Ka objekte, tha Shkreli, që duhet kombinuar prishja, pjesërisht me eksplozion e pjesërisht me goditje. Po ashtu, Shkreli informoi se janë krijuar edhe grupet që po merren me shpërndarjen e inerteve. Shumë shpejt, sipas tij, do të paraqitet edhe plani se çfarë do të bëhet me inertet e grumbulluara. Për këtë, ai informoi se partnerët e Shqipërisë kanë shprehur solidaritetin e tyre jo vetëm përmes mbështetjes morale e financiare, por edhe me dërgimin e trupave vullnetare që do të merren me pasojat pas tërmetit.

“Presim tani grupet nga Maqedonia e Veriut, nga Rumania dhe Bullgaria. Një pjesë të këtyre grupeve do t’i dërgojmë edhe në Tiranë, sepse Tirana ka një sasi shumë të madhe për tu kontrolluar dhe nuk është e thjeshtë”, – deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Plagosje me çifte në Ksamil, rëndë një burrë
Previous article QEVERIA E RE NË KOSOVË/ LDK-VV ende pa marrëveshje

Delo.autor

Postime të ngjashme

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor... Aktualitet

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor...

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT