• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Durrësi pa plazhe publike, flasin BANORËT: Na thonë “ të zhduk ty dhe çadrën, dil në ballkon bëje…”
Home
Sociale

Durrësi pa plazhe publike, flasin BANORËT: Na thonë “ të zhduk ty dhe çadrën, dil në ballkon bëje…”

18 June, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Emisioni “Stop” ka bërë një vëzhgim në plazhin e Durrësit për të parë se çfarë kushtesh ofron për pushuesit gjatë sezonit veror, megjithëse ka nisur prej kohësh.

Ajo që bie në sy është se për pushuesit nuk ekzistojnë hapësira publike, por vetëm private dhe me pagesë.

“Ne na prish punë të them të drejtën… rregulli dhe disiplina e plazhit. Këtu s’ka hapësirë as të ngulësh një hu për të mbjellë domate”, u shpreh një qytetar.

Ndërsa një tjetër tha: “Hapësirë për këta që kanë hotelet ka, se i kanë zënë, por për ne si durrsakë s’ka asnjë vend. Çdo gjë është e privatizuar, sepse këta paguajnë lekë dhe e kanë rregulluar me shtetin”.

Durrsakët shprehën shqetësim për mungesën e plazheve publike, pasi nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar subjektet private.

Gazetarja madje mësoi se ditën e sotme pranë pistës “Kosova” kishte ndodhur një konflikt mes qytetarëve dhe subjekteve private përsa i përket hapësirave publike. “Ne gjithmonë na kanë lëvizur! Flasin ndryshe e veprojnë ndryshe! Nga Ura e Dajlanit e deri këtu nuk ke 1 metër katror plazh publik”, u shpreh i revoltuar një durrsak.

Po ashtu një qytetare tjetër e pohoi pamundësinë për të shfrytëzuar një plazh publik në zonën ku banon, duke thënë: “Do veja çadrën, erdhi ai i lokalit dhe më tha: ‘Unë të zhduk ty dhe çadrën! Dil në ballkon bëje plazhin!’”

Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm që mungon në këtë qytet janë kullat e vrojtimit. Pas një vëzhgimi të gjatë në vijën bregdetare, gazetarja mundi të gjente një të tillë, por nuk kishte punonjës dhe ishte kthyer në lodër.

E vetmja hapësirë pubike modeste përgjatë 3.5 km ishte në plazhin Iliria, ku më shumë kishte mbeturina se qytetarë.

Jani Tati, përgjegjës i Sektorit të Zhvillimit Urban në prefekturën e Durrësit, foli për një task forcë kontrolli për privatët që kanë tejkaluar hapësirat.

“Jo, ka disa vende publike. Ne po shikojmë që plazhet private në disa vende e kanë tejkaluar zonën e tyre dhe për këtë do të ndërhyhet. Do të merren masa që të ketë plazh publik”, tha përgjegjësi Tati.

Ndërsa përsa i përket kullave të vrojtimit dhe rojtarëve, zoti Jani tregoi se sipas VKM-së numër 321, vrojtimi është pjesë e punës së tyre.

Pyetjes së gazetares se nëse këto veprime duhet të ishin ndërmarrë para se të niste sezoni turistik, përgjegjësi i Sektorit të Zhvillimit Urban tha se sezoni këtë vit ka nisur para kohe.

 

Nga ana tjetër drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit, Adhurim Qehajaj fajësoi strukturat që janë marrë me vrojtimin dhe kontrollin e kësaj situate, që nuk e kanë ngritur këtë problematikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Panik në Rusi, avioni i një prej kombëtareve merr zjarr (VIDEO)
Previous article KUPA E BOTËS/ Nuk ndalet Anglia shënon edhe golin e dytë ndaj Tunizisë

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT