Si kurrë më parë, qyteti i Durrësit është pa energji elektrike.
Ende nuk dihet se çfarë ka shkaktuar mungesën e dritave në qytet.
Vetëm zona e portit ka energji elektrike, pasi merret nga gjeneratorët.
Pa energji elektrike raportohen edhe qytetet e Fierit dhe Lushnjes.
Burime nga OSSH Fier bëjnë me dije se shkaku i ndërprerjes lidhet me një defekt në linjën e tensionit të lartë 110 kV.


