Turistët e huaj vijojnë të vizitojnë Shqipërinë edhe pse jemi pothuajse në muajin nëntor. Sot, 670 turistë amerikanë dhe kanadezë kanë zbarkuar në portin e Durrësit.
Kontakti i parë me këta turistë ishin vullnetarët e projektit Smile Albania, projekt i cili fokusohet në paraqitjet e bukurisë së natyrës shqiptare por edhe në mikpritjen e turistëve që vijnë në vendin tonë.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi falenderoi vullnetarët e projektit duke shtuar se “turistët amerikanë dhe kanadezë të cilët erdhën këtë mëngjes me kroçerën “Sirena” në portin e Durrësit përveç qytetit bregdetar, 670 turistët do të vizitojnë edhe Tiranën e Krujën.”.
Në projektin Smile Albania, rreth 500 të rinj janë angazhuar duke u bërë kështu pjesë e një ndërgjegjësimi për mjedisin e plazheve e përreth, zona që përballen me presionin e aktivitetit turistik dhe rritjes së pranisë njerëzore.


