Një person ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin e Durrësit, pasi është gjetur i shtrirë në tokë pa ndjenja në lagjen 12 të qytetit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë parë shtetasin 62 vjeçar me inicialet S.XH, të shtrirë në tokë dhe pa ndenja. Me të njoftuar ambulancën e policinë, ndihma ka ardhur por i moshuari ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.


