• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DUROJE SE BURRI TË RREH”/ Gruaja tregon tmerret e martesës: Ai flinte me armë nën jastëk, i ankohesha…
Home
Breaking News

“DUROJE SE BURRI TË RREH”/ Gruaja tregon tmerret e martesës: Ai flinte me armë nën jastëk, i ankohesha…

29 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 31-vjecare, nënë e 4 fëmijëve ka rrëfyer sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” dhunën e ushtruar prej vitesh nga ish-bashkëshorti i saj.  Gruaja nga Mamurrasi, është martuar 13 vite më parë në një moshë shumë të re dhe martesa e saj gjithmonë ka qënë problematike. Njohja me bashkëshortin është bërë me mblesëri, ajo thotë se me të e ka njohur kunati.

 

 

“U njoha në moshën 19 vjecare, mblesi, ishte vëllai i bashkëshortit, kunati im. Ai duhet “të më tregonte, kur e njehte vëllain e vet.” -tregon 31-vjecarja.
Gruaja rrëfen se gjatë martesës shpesh herë është konfliktuar me bashkëshortin, konflikte të cilat i kanë rrezikuar edhe jetën asaj.

“Unë mblidhja lule në mal, ai flinte gjumë. Në darkë nuk vinte në shtëpi, lekët që fitoja i shpenzonte për vete. Unë punoja, kam marrë edhe kredi, me ato të ardhura ndërtova tre dhoma. E braktisa atë banesë që e ndërtova me të ardhurat e mia, se jemi në një oborr, ndihem e përbuzur, se e denoncova.”- rrëfen ajo.

4 vjet më parë 31 vjeçarja mori guximin dhe e denoncoi bashkëshortin . Gjykata i dha nënës se 4 fëmjëve urdhër mbrojtjeje, ndërsa la në burg burrin duke e dënuar me 8 muaj. Por gruaja pas daljes së bashkëshortit nga burgu vendosi të rikthehet sërisht me të, situate e vështirë ekonomike por edhe pamundësia për t’i rritur e vetme fëmijët bëri që gruaja të rikthehej.

Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u përball sërisht me dhunën. Bashkëshorti rifilloi konfliktet në familje të cilat degjeneronin gjithmonë në dhunë, kjo e detyroi sërisht gruan ta denonconte dhe tre muaj më parë ajo mori sërisht urdhër mbrojtjeje, ndërsa bashkëshorti ndodhet pas hekurave.

Ajo tregon se dhunës nuk i kanë shpëtuar as fëmijët e saj, madje edhe më i vogli, vetëm tre vjec.
“Djali linte shkollën e vinte me mua, e detyronte ai, për të mbledhur lule në mal. Si mund të punonte ai, vetëm 11 vjec, e babai të flinte. Më dhunonte në sy të fëmijëve të vegjël, vajza e vogël e kujton edhe sot, ishte i dhunshëm edhe me fëmijët. Edhe më të voglin, tre vjec e ka dhunuar. Dhunonte se nuk kishte lekë për të dalë, dhe nevrikosej. Durova në fillim se nuk doja të prishja familjen. Duroja dhunën që fëmijët mos rriteshin pa baba.” Rrëfen gruaja, e cila tregon se ish bashkëshorti i thoshte: “Po të duash rri si shërbërore, ose ik largohu je e lirë”. Ajo madje rrëfen ish-burri i saj flinte me armë nën jastëk.

“Herën e fundit më kërcënoi edhe me armë, e përjetonin edhe fëmijët, e mbante poshtë jastëkut. Familja prej turpit më thonte të duroja, iu kam thënë disa herë që ka edhe armë. Por nga turpi duhet të duroja, në fshat ndryshon gjithcka, gruaja duhet t’i nënshtorhet burrit për gjithcka. Më thonin se duhet të qëndroja, më thonin ‘duroje se burri të rreh’ iu vinte turp që të ndahesha.” – rrëfen ajo.

Gruaja sot ka frikë për të ardhmen, ajo ka nisur procesin e divorcit, por ndihet e kërcënuar pasi ka frikë të përballet me bashkëshortin në momentet kur ai të dalë na burgu. 31-vjecarja bën apel për ndihmë. Ajo thotë se me të ardhurat e saj e ka të pamundur të rrisë e vetme 4 fëmijët e saj, si edhe të paguajë kredinë e marrë, gjatë martesës me bashkëshortin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIDHJA DREJT ZYRTARIZIMIT/ Shihni çfarë bën Fero për Arbenitën (FOTO)
Previous article E FUNDIT/ Kokainë, shiringa me heroinë. Kontrollet e befasishme çojnë në pranga 4 persona..

F.autor

Postime të ngjashme

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë Breaking News

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT