• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Duro premton spektakël: Sfida në Korçë nuk e vendos kampionatin
Home
Futboll

Duro premton spektakël: Sfida në Korçë nuk e vendos kampionatin

9 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

90 minuta që mund të vendosin shumë për fatin e sezonit. Me Skënderbeun kryesues që ka 8 pikë avantazh nga Flamurtari, përballja e kësaj të premte pritet të vendosë nëse korçarët do të vendosin një dorë të titulli, apo nëse gara do të rihapet. Trajneri Shpëtim Duro largon presionin që mund të krijojë kjo situatë, ndërsa premton spektakël për vetë momentin e mirë që po kalojnë ekipet.

Nuk është ndeshje deçizive për kampionatin, pasi nuk kemi presion për titullin duke qenë se jemi një ekip që është formuar nga fillimi në këtë sezon dhe çdo gjë bëhet në mënyrë graduale ashtu siç e ka bërë Skënderbeu gjatë këtyre viteve. Megjithatë, duke patur parasysh momentin e mirë që po kalojmë, ku kemi kaluar tre teste të rëndësishme, dy ndaj Partizanit dhe një me Kukësin ku skuadra është paraqitur shumë mirë. Duke patur parasysh që kemi përballë skuadrën më të mirë të kampionatit shqiptar, them që do të jetë një duel interesant.

Objektivi në Korçë është fitorja, megjithatë Duro e pranon që prej diferencës në renditje, Skënderbeu është më i qetë dhe kjo e avantazhon skuadrën e Dajës.

Po shkojmë në Korçë për të marrë maksimumin, sepse në një ndeshje futbolli janë të pranueshëm të tre rezultatet. Sigurisht që fitorja jonë do ta bënte kampionatin më interesant, ashtu si do ta bënte nëse do të fitonim në Kukës me distancën që do të ishte më e afërt, por fitorja na iku nga duart për pak. Do të ishte një situatë tjetër. Skënderbeu është më i qetë duke qenë se ka një diferencë pikësh, e cila ta krijon qetësinë e vazhdimësisë.

Në duelin me Skënderbeun, te Flamurtari rikthehet Bicaj, ndërsa pritet të debutojë edhe goditja e madhe e merkatos së dimrit, Muarem Muarem. Në anën tjetër, problem përbëjnë mungesat e Sidibes dhe Zhufos.

Nuk u referohem shumë statistikave, megjithatë më vjen mirë që në Kukës barazuam pavarësisht keqardhjes që nuk fituam. Por, ishte pika e parë në Kukës dhe kjo është e rëndësishme. Kam një skuadër e cila mund ti përballojë të gjithë kundërshtarët pa asnjë lloj problemi. Mungesat tona janë Sidibe, që për mua është një pikë shumë e rëndësishme, por edhe Zhufo që ka një dëmtim muskulor që ndoshta do të jetë disa kohë jashtë skuadrës. Bicaj rikthehet dhe është i gatshëm, ashtu si edhe Muarem.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë fshihet pas të folurit në gjumë?!
Previous article Perez i fiksuar pas Neymar, bën gati goditjen e madhe

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT