Dumreja e ndodhur në Belsh përfshin mbi 40 fshatra rreth saj dhe ka peizazhin më tërheqës në mbarë vendin.
Është një zonë me një peizazh natyror që të bën për vete në të katër stinët, por më interesante është pranvera dhe vjeshta, ku bimësia spikat me ngjyrat e saja të theksuara.
Të veçantën dhe bukurinë kësaj zone ja japin liqenet e famshëm dhe banorët punëtorë dhe mikpritës që i shërbejnë tokës pjellore duke i dhënë prioritet bujqësisë, agrokulturës dhe blegtorisë. Fauna e liqeneve është e pasur me peshq të llojeve të ndryshme.
Së fundmi ky vend ka prioritet dhe turizmin, një destinacion që nuk duhet lënë pa u vizituar falë bukurisë dhe natyrës çlodhëse që të fal.
Rreth e Rrotull Shqipërisë



