• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DUMANI VETËM MAJA E AJSBERGUT”/ Gazetarja tregon bandat e fuqishme që zotërojnë Shqipërinë: Ja qytetet ku dominon më shumë
Home
Breaking News

“DUMANI VETËM MAJA E AJSBERGUT”/ Gazetarja tregon bandat e fuqishme që zotërojnë Shqipërinë: Ja qytetet ku dominon më shumë

17 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Krimi në Shqipëri, ka bërë që të shtrihet në forma të ndryshme. Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, teksa numëronte krimet e fundit në vend, tha se ai është bërë shumë radikal, duke dashur të përçojnë mesazhe te qytetarët.

Lala shpjegoi gjithashtu, se cilat janë bandat kryesore që operojnë në Shqipëri. Sipas saj, Tirana, Durrësi dhe Elbasani janë tre qytetet ku krimi është më i madh dhe mbizotërojnë bandat.

Lala është shprehur se hedhja në erë e Aleksandër Sadikaj pak ditë më parë me tritol, në afërsi të rrethrrotullimit në hyrje të autostradës Tiranë-Elbasan, ka qenë një mesazh i botës së krimit, për të treguar brutalitetin e tyre.

“Ngjarja më e fundit është atentati mafioz i Aleksandër Sadikaj. Një personazh edhe i panjohur për policinë, kishte qenë emigrant në Greqi. Në automjetin e tij është përdorur rreth gjysmë kg tritol. Është e rëndë sepse ka ndodhur në një rrethrrotullim që ka qarkullim shumë të madh dhe ngjarja ka krijuar shumë panik dhe pasiguri. Krimi është bërë shumë radikal, shumë i ashpër. Ata që e kanë ekzekutuar kanë treguar shumë mllef dhe kanë përçuar mesazh. Është krijuar një klimë terrori te qytetarët.

Një ngjarje tjetër që duhet ndarë ka qenë atentati me eksploziv ndaj Preng Gjinit, afro një vit e gjysmë më parë. Ai arriti të mbijetojë. Ishte përplasje mes dy fiseve, Gjini dhe Reçi.

Një tjetër ngjarje, që ka patur përgatitje shumë të madhe, Mond Cekiçi. Nga mënyra si është ekzekutuar.

Kemi disa qytete problematike, Tirana mban vendin e parë sepse ndërthur shumë interesa. Elbasani ka patur kohët e fundit një seri ngjarjesh.

Durrësi ka një kriminalitet të shtuar. Ka patur atentate mafioze. Më i fundit ishte vrasje e një personazhi me nofkën Maneci. Është mbyllur goja e një prej njerëzve që mund të jepte të dhëna për shumë ngjarje, që nga vrasja e Skerdilajd Konomit.

Një tjetër ngjarje, atentati me snajper ndaj Ardian Capjes. Ai ishte në kulmin e luftës politike, pati atentat në distancë.

Kemi edhe atentatet në Nikël. Kemi patur Mariglen Hakën. Është qëlluar me 100 plumba. Mbijetoi dhe për fat të keq u vra halla e tij, Shpresa Basha, një viktimë totalisht kolaterale. I mbijetoi një atentati të dytë pak ditë më parë në Nikël.

Në Fier, është Demir Backa. E kam konsideruar vrasjen e tij, si një çekuilibrim të botës së krimit.

Rasti i fundit, Bardhok Pllanaj. Mbështeste politikën, një kandidat të LSI. Kishte qenë ekuilibrues mes grupeve në Shkodër. Vrasja e tij ka hapur një kalvar hakmarrjesh. Mendohet se të gjithë zanafillën e ka në Nikël.

Kemi në Elbasan disa grupe tradicionale. Grupi Capja i njohur historikisht. Kundërshtarët e tij, grupi ku merr pjesë edhe Suel Çela.

Në Elbasan kohët e fundit, dolën në pah dy grupe të reja. Grupi Alibej që ka qenë shumë radikalë dhe grupi Copja, me bazë në Dubai, kundërshtarët e tyre.

Në Tiranë, janë aq të ndërthurur, janë me palë politike. Për shumë grupe, jam në pamundësi për të folur. Kam të dhëna që operojnë, por nuk ka dokument zyrtar që të më mbrojë ligjërisht.

Me cfarë kam parë, janë 3-4 personazhe të botës së krimi edhe brenda burgjeve, që po shtrijnë influencën në tendera dhe koncesione.

Në Durrës kemi patur grupin e Lulzim Berishës, të Plarent Dervishës, grupi i atij që njihet si Rrumi.

Kemi grupin Avdylaj me ndikim politik, shitblerje votash.

Po të shkojmë në Nikël, Kemi Durim Bamin, më herët Enver Stafukën, Mariglen Hakën.

Vlora, ata që janë krerët e grupeve nuk rrinë në Vlorë, por në Spanjë dhe në Amerikën Latine”, tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Ndërsa sa i takon dëshmive të Dumanit, Lala tha se ai është vetëm maja e ajsbergut, pasi ka shumë emra dhe personazhe të tjerë.

“Dumani na dëshmoi se nëse më përpara një grup kriminal kishte një krah të djathtë të armatosur, Dumani na tregoi se grupe kriminale kishin pajtuar një skuadër vrasësish dhe e kalonin sa tek njëri dhe tjetri. Na tregoi gjithashtu që bënin vrasje dhe shkatërronin makinat në servise.

Na tregoi që për të eliminuar kundërshtarët, Martinaj për shembull, për vrasjen e Indrit Dokles, i kishte dhënë Dumanit 500 mijë euro.

Nuredin Dumani është vetëm maja e ajsbergut. Ka shumë emra, shumë personazhe…” u shpreh gazetarja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LETËR MICHEL/ Presidenti slloven: Shqipërisë dhe Maqedonisë t’i jepet drita jeshile në qershor! Kosovës t’i liberalizohen vizat
Previous article "RUSIA NUK ËSHTË E PASTËR, S'KEMI TURP..."/ Lavrov: Nuk e pushtuam Ukrainën

s.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT