• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUMA TË SJELLIM NDRYSHIME…”/ Nacionalistët evropianë kërkojnë reformimin e BE-së
Home
Nderkombetare

“DUMA TË SJELLIM NDRYSHIME…”/ Nacionalistët evropianë kërkojnë reformimin e BE-së

8 April, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Zgjedhjet evropiane të 26 majit do i gjejnë partitë kryesore radikale dhe nacionaliste të Evropës në një grupim të vetëm politik. Zëvendëskryeministri dhe kryetari i partisë “Lidhja” në Itali, thotë se BE-ja aktualisht është kthyer në makth për të rinjtë dhe popujt e Evropës. Objektivi i tyre mbetet reformimi, por jo shkatërrimi i Bashkimit dhe i Parlamentit Evropian.

Partitë më të mëdha nacionaliste dhe anti-emigracion të Evropës kanë bashkuar forcat për të garuar në bllok në zgjedhjet evropiane të muajit maj.

Në konferencën ndërkombëtare me titull “Drejt Evropës së Ekuilibruar” që u mbajt të hënën në Milano, ministri i Brendshëm dhe zv.kryeministri italian, njëkohësisht kreu i partisë “Lidhja”, ftoi tre homologët e “Alternativës për Gjermaninë”, “Partinë Finlandeze” dhe atë të “Popullit Danez” që ta shpëtojnë projektin europian.

Salvini: Në këtë tavolinë sot nuk ka ekstremistë nostalgjikë, pasi nostalgjikët e vetëm ndodhen aktualisht në Bruksel. BE-ja e tanishme është kthyer në makth, dhe ne synojmë ëndrrën evropiane të shumë qytetarëve dhe popujve. Objektivi ynë është të jemi grupimi i parë politik në Evropë, që ta ndryshojmë atë.

Shefi i ultradjathtistëve gjermanë, Jërg Mojten, zbuloi se aleanca e re do të mbajë emrin “Aleanca Europiane për Popujt dhe Kombet”, dhe do të përfshijë të paktën 10 parti politike.

Meuthen: Duam që Bashkimi Evropian dhe Parlamenti Evropian të reformohen pa i shkatërruar si institucione. Duam të sjellim ndryshime radikale.

Idenë e koalicionit euroskeptik e kanë përqafuar deri tani nacionalistët francezë të prirë nga Marin Lë Pen, partia austriake për Lirinë dhe ajo e kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Shumica e partive ndajnë bindje të njëjta ideologjike kur bëhet fjalë për zhvendosjen e pushtetit nga Brukseli te qeveritë sovrane apo për uljen e emigracionit.

Por kritikët thonë se këto forca kanë qasje të ndryshme rreth politikave ekonomike dhe atyre sociale, ndaj edhe mund të jetë i vështirë krijimi i një aleance koherente në Parlamentin Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI "ZIKALTËR" NUK SHËNOI NDAJ ATALANTËS/ Cassano “nxin”: Zëvendësuesi i Icardit është më i fortë...
Previous article "CA PIKA SHIU RANË NË TIRANË"/ Kur në kryeqytet rikthehen "fuqishëm" çadrat (PAMJET)

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT