Eshte shoqeruar me debate mbledhje e sotme e komisionit te Shendetesise ku po diskutohet buxheti per Ministrine e Shendetesise. E pranishme ne komision ishte edhe ministrja Ogerta Manastirliu.
Debati në Komisionin e Shendetesise dhe Ceshtjeve Sociale:
Duma: Ju kerkoni te mos behet politike me shendetesine, po vendimet qe merrni per shpenzimet dhe buxheti shume i vogel eshte vendim politik. Ndaj llogaridhenia eshte sa qytetare dhe politike.
Manasterliu: Po
Duma: Buxheti ne leter eshte i vogel por sot shpenzimet per shendetesine jane mbi kater fish e buxhetit. Po i leme check up dhe te tjera per tu siguruar per nje diagnose semundje shqiptaret duhet te shkojne ne kater mjeke te ndryshem. Ajo qe eshte e sigurt per shendetesine eshte pasiguria e diagnozes. Per t’u siguruar per nje pale analiza duhet te shkosh ne disa laboratore dhe serish ke dyshimin a duhet te shkosh jashte vendit. Per te njejtin sherbim duhet te paguash 4 here.
Nuk ka asnje transparence as informacion cilet jane spitalet dhe klinikat profesionale qe renditen te paret per besueshmeri.
Manasterliu: Po ne do merremi me kete brenda nje viti. Do lidhim akreditimin me lincensimin.
Duma: Dëmi ne mjekesi nuk eshte dëm si punë hidrauliku u thye lavamani thote hidrauliku gabim dhe e kalon me më fal. Kur diagnoza eshte gabim dhe mjekohesh gabim iken jeta e nje njeriu, ketu njerezit vetem kur vdesin fillon nje ndjekje. Sistemi nuk ka asnje mjet per te siguruar.


