Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, aleati i ri i Bashës, ka folur si opozitar nga seanca e jashtëzakonshme e opozitës së bashkuar në Vlorë.
“Sot opozita numerikisht është në maxhorancë, sot si raport forcash jemi në maxhorancë, por ka ardhur dita ti japim shqiptarëve ofertën dhe zgjidhjen tonë për të gjithë problemet që kanë, ekonominë, krimin, vendosjen e shtetit ligjor. Se ka ardhur koha pas 27 vjetësh të shkëputemi nga tranzicioni, vetëm një person ka qenë 20 vjet në pushtet dhe ky është Edi Rama”-tha Idrizi.