Nga njëra anë, Dielli, nga ana tjetër, Hëna. Në mes, Toka, të rreshtuar në mënyrë të përkryer. Rezultati: një eklips i plotë hënor, një ngjarje që ndodh kur Hëna hyn tërësisht brenda hijes së planetit tonë.
Do të ndodhë të këtë diel dhe do të jetë e mundur të shihet edhe nga Shqipëria. Ndryshe nga hera e fundit – 16 maj 2022 – nuk duhet të ketë probleme për shkak të reve.


