• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAFJA E FUNDIT”/ Nga Nazmi Bandula te Bujar Çela, atentatet MAFIOZE të ekzekutuara në lokal
Home
Ekskluzive

“KAFJA E FUNDIT”/ Nga Nazmi Bandula te Bujar Çela, atentatet MAFIOZE të ekzekutuara në lokal

13 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Mëngjesin e djeshem një atentat i frikshëm ndodhi në Shkodër, u vra me breshëri kallashnikovi Nazim Bandula. 55- vjeçari kur kishte dalë nga shtëpia e tij për të konsumuar kafen e mëngjesit nuk e kishte menduar se ajo do të ishte e fundit. Teksa qëndronte i vetëm në lokalin pranë banesës së tij në lagjen “Partizani”, është qëlluar nga një mjet në lëvizje.

Ndaj tij u qëllua 13 herë, nga të cilat 6 prej plumbave e kanë prekur në pjesën e sipërme të trupit. Autorët po lëviznin me një mjet tip Mercedez Benz me ngjyrë të bardhë dhe xhama të zinj duke zbrazur kallashnikovin në drejtim të 55-vjeçarit. Ata janë siguruar që mos lejnë asnë provë në vendgjarje, por policia po punoj për zbardhjen e atentatit.

55-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur për policinë, ndërsa në pistat e hetimit janë të shumta për shkak të së kaluarës së 55-vjeçarit në aktivitete kriminale. Në të shkuarën Bandula ka qenë i përfshirë në trafik narkotikësh, trafik armësh dhe prostitucion. Po ashtu, hetuesit nuk përjashtojnë edhe pistën e hakmarrjes, pasi në vitet 2000 Nazim Bandula bashkë me të vëllanë Albanin ka qenë i përfshirë në një vrasje pranë kinemasë në Shkodër për shkak të një vajze. Tre vite pas kësaj ngjarje Nazim Bandulës i është bërë atentat në aftësi të Bushatit.

Por në atentatet e kohëve të fundit është vënë re një “formë” tjetër e vrasjes, autorët siguroheshin që vrasjen ta kryenin në vende pa lvëvizje njervzish për mos u dalluar, ndryshe nga kjo ata tani nuk e quajnë rrezik edhe kafenenë ku mund të zbulohen për shkak të ndodnjë kamere që mund tv jetë nodhur aty pranë dhe nuk e kanë marrë parasysh këtë fakt për të kryer vrasjen.

Alpenews.al ju risjell disa vrasje të tjera që janë kryer në lokal, ku viktimat kanë qënë duke konsumuar edhe kafenë e fundit.

31 janar 2022/ 35 vjeçari Erion Çela, që u vra në një lokal në Don Bosko.Çela ishte duke pirë kafe me vëllain dhe dajën e tij kur breshëria e plumbave i mori jetën.Disa minuta më parë ai kishte qenë duke pirë kafe me nusen e tij shtatzënë e cila u largua pak minuta para se të ndodhte atentati.Kamerat e sigurisë që janë sekuestruar nga lokali ku ndodhi ngjarja tregojnë dinamikën e vrasjes, por ende mbetet mister se kush ishin 3 autorët.

5 tetor 2021/Ardian Subashi Çollaku mbeti i vrarë pas atentatit të ndodhur para një viti në Elbasan, ku bashkë me të, ndërroi jetë dhe Lulzim Bitri, personi që e shoqëronte. Të dy viktimat ishin me precedentë të mëparshëm penal. Bitri dhe Çollaku, u  qëlluan me mbi 17 plumba sapo dalën nga një bar-kafe, në hyrje të qytetit.

17 shtator 2020/U ekzekutua në Elbasan teksa pinte kafenë në lokal, Bujar Çela, vëllai i Talo ÇelësTre persona të maskuar si policë kanë zbrazur rreth 20 plumba, të pa shqetësuar nga askush, ku një nga autorët ka qenë i armatosur me një pushkë dhe 2 të tjerët me pistoleta, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Çelës.

VIDEO

22 mars 2019/ Gjithashtu në një atentat mafioz është  ekzekutuar edhe  avokati i njohur Ravik Gurra në Elbasan. 50 vjeçari Gurra, së bashku me dy persona të tjerë kishin vetëm pak minuta që ishin ulur jashtë ambienteve të lokalit, kur nj person i paidentifikuar qëlloi me 3 plumba pistolete ndaj tij, njëri prej të cilëve e kapi në kokë. Gurra ishte avokat i Shullazit dhe fisit Çapja.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA KËMISHAT E DERI TEK SANDALET/ 5 elementë për të kombinuar xhinset këtë periudhë
Previous article KRIZA/ Shpime në Janinë dhe përballë Sarandës e Himarës, zonat nga ku Greqia pritet të nxjerrë 250 miliard euro gaz

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT