• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
DUKE FILLUAR NGA 1 GUSHTI/ Çmimet e qumështit dhe kosit u rritën me 11%, krizë për djathë në treg
Home
Ekonomi

DUKE FILLUAR NGA 1 GUSHTI/ Çmimet e qumështit dhe kosit u rritën me 11%, krizë për djathë në treg

2 August, 2022 s.autor Ekonomi

Kompanitë e përpunimit të qumështit përgjatë gjithë këtij viti po rrisin në mënyrë të pandërprerë çmimet e produkteve të bulmetit dhe nën produkteve të tij.

Duke nisur që nga kjo javë çmimi i qumështit me yndyrë 3,2% rreth 1,4 litra do të shitet me 190 lekë nga 160 lek që është shitur deri me tani.

Kompanitë e përpunimit të qumështit i kanë njoftuar tregtarët e pakicës për rritjen e radhës që më datën 20 korrik. Teksa çmimet e bulmetit nuk po ndalen, tregarët e pakicës janë të alarmuar se nuk ka djathë në treg. Çmimet e djathit u rriten me gati 100 % kët vit por tani produkti mungon në treg, nuk gjendet.

Burimet nga kommpanitë e përpunimit të qumështit pohojnë se, rritje e çmime po ndikohet nga mungesa e lëndës së parë në treg. Rënia e numrit të bagëtitë ka ndikuar në uljen e furnizimeve më lëndë të parë, duke bërë që prodhimi aktual të shitet me çmime shume të shtrenjta.

Rënia e prodhimit të qumështit në ferma ka krijuar krizë për djathë. Fabrikat të gjithë sasinë qumështit e kanë shitur si qumësht të përpunuar dhe kos dhe nuk kanë mundur të rezervojë sasitë e nevojshme për të bërë djath. Që nga koha e prodhimit djathi kërkon se paku 6 muaj stazhonim, por duket se kriza e mungesës së qumështit që nisi që në fund të vtit të kaluar po i jep efektet tek djathi.

Në fillim të qershorit kompanitë e përpunimit të qumështit rriten çmimet për rreth 55 artikuj të gjalpit, djathit, kosit etj u rriten nga 10 deri në 50 për qind. Rritja më e madhe u aplikua nga për nëproduktet e gjalpit dhe djathit.

Kriza për bulmet po shkaktohet nga rënia me ritme të shpejta të numrit të bagëtive. Në vitin 2021, numri i krerëve të gjedhit ka rënë me 7%, por që nga viti 2014 rënia është rreth 50%. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2021, në vend numëroheshin rreth 336 mijë krerë gjedh nga më shumë se 654 mijë krerë në vitin 2014.

Blegtorët pohojnë se vështirësitë e krijuara pas luftës në Ukrainë, me rritjen e çmimeve do të sjellin rënie drastike të krerëve të bagëtive gjatë vitit 2022.

Ervin Resuli, ekspert i sektorit të blegtorisë, i cili gjithashtu mbarështon një fermë me gjedh, tha se, kostot për krerë janë rritur drejt në 50%, ndërsa çmimet nuk kanë janë transferuar te shitja e qumështit tërëisht, duke lajmëruar se çmimt e bulmetit do të rriten me tej.

Z.Resuli thotë se, kosto ditore e një lope për qumësht vetëm për ushqimin është 1687 lekë, gati 50% më e lartë se në fillim të vitit 2021. Ndërkohë qumështi me shumicë është rreth 66 lekë për kilogram./Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JE ZBUKURUAR SHUMË..."/ Aurela Gaçe i përgjigjet ndjekësit, këngëtarja sqaron dyshimet se është në pritje të ëmbël
Previous article E PËRDHUNOI PËR 9 DITË/ Arrestohet lushnjari "i fortë" që mori peng nënën e dy fëmijëve! Si e mbajti me forcë...

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT