• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“DUHET T’I VIJË KEQ ATIJ BURRIT TIM…”/ Tinka Kurti kujton të birin dhe përlotet: Shpirti i nanës, nuk të marr dot sepse…
Home
Kulturë

“DUHET T’I VIJË KEQ ATIJ BURRIT TIM…”/ Tinka Kurti kujton të birin dhe përlotet: Shpirti i nanës, nuk të marr dot sepse…

23 January, 2022 s.autor Kulturë

Aktorja e njohur Tinka Kurti u shfaq e emocionuar, por plot gjallëri në promovimin e librit “Ditari i një bashkëshorti”, ku vjen ditari i bashkëshortit të saj Palokë Kurti, në një libër të Anila Memës, që sjell rrëfime, shënime dhe imazhe nga rolet e Tinkës ndër vite.

“Në librin ‘Ditari i një bashkëshorti’ do ta njohim Tinkën tonë në një tjetër dimension, në dimensionin njerëzor, atë të njeriut artist, me të pathënat e saj, me përjetime e ndjesi të thella, me dëshmi e rrëfime të sinqerta të pazbukuruara, për të treguar jetën, atë jetën e paskuintave që spektatori as nuk e sheh dhe as nuk e njeh”, tha Anila Mema.

“Ishte e zorshme të merreshe me art. Do kishe shumë llafe pas. Filja ishte jeta ime, ai rol ishte shumë”, tha e madhja Tinka Kurti.

Teksa kujtoi bashkëshortin e saj, i vetmi çast kur aktorja “Nder i Kombit” përlotet, është kur kujton të birin, të ikur herët. Me forcën e dhimbjen e nënës, me sytë e kristaltë ajo rikujton fjalën e fundme që i tha të birit, pa mundur ta marrë më vete .

“Janë emocione të jashtëzakonshme të jetës sime. Im shoq iku herët. E kam thënë gjithmonë, duhet t’i vijë keq atij burrit tem, që më ka lënë me një djalë, (përlotet) por unë pata fatin e keq me humb edhe djalin. Ai iku më i ri…Janë çaste të jashtëzakonshme të jetës sime, sa kam qenë shumë trimneshë edhe me dhimbjen e djalit. I jam afruar tim biri, në arkëmort dhe i kam thënë: biri im, shpirti i nanës, nuk të marr dot se nuk më vjen dot, por më kanë ndihmuar njerëzit, më ka ndihmuar Shqipëria”, tha ajo.

Të pranishëm në promovim, ministrja e kulturës dhe kreu i bashkisë, vlerësuan shembullin e aktores së njohur.

“Tinka ka guxuar shumë dhe më lër të them dhe një fjalë: Për mua të ndash kaq shumë nga vetvetja duke nxjerrë të gjitha mendimet e tua, të mbrëmjes, me bashkëshortin, çdo mendimin tim dhe çdo mendim të sinqertë, të pastër, do guxim”, tha ministrja e Kulturës Elva Margariti.

“Unë besoj që ky libër është një himn, është një monument, është një piedestal për Tinkën, por ndoshta dhe një lloj manuali, për të gjithë ata që janë aktorë”, tha kryebashkiakut i Tiranës Erion Veliaj.

Në promovimin e librit të Tinka Kurtit morën pjesë aktorë, regjisorë e emra të njohur të artit, që herë kanë punuar me të e herë janë frymëzuar prej saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KËSHILLIMI KOMBËTAR"/ Rama publikon pyetjen e gjashtë dhe shumë të debatueshme: Kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret...
Previous article RESHJET E BORËS/ Të gjitha rrugët e kalueshme në qarkun e Korçës, në zonat malore lëvizja me zinxhirë

s.autor

Postime të ngjashme

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT