• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHET TE…”/ Reagon avokati i kallëzuesve të Vangjush Dakos: U rrezikua jeta e banorëve
Home
Politikë

“DUHET TE…”/ Reagon avokati i kallëzuesve të Vangjush Dakos: U rrezikua jeta e banorëve

9 June, 2023 F.autor Politikë

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë Durrës, vjen për herë të parë reagimi i avokatit të banorëve që vunë në lëvizje SPAKU-n.

Baftjar Rusi në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania tregon se hetimi ka nisur 3 vite më parë.

“Denoncimi lidhur me situatën e tërmeteve ka ardhur përpara tërmetit të 26 nëntorit dhe lidhet me një kallëzim tjetër, përpara se të krijohej SPAK-u, drejtuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda të asaj kohe. Më datë 28/10/2020, që lidhej me tërmetin e datës 21 shtator 2019”, tha avokati.

“Kallëzimi është regjistruar në 30 qershor të vitit 2020. Pra ka 3 vjet që ka nisur hetimi. Për t’i krijuar një hapësirë sa më të madhe dhe organit të hetimit, ishin rreth 7 apo 8 vepra penale të dyshuara”, shtoi ai.

Sipas avokatit, ish-zyrtarët duhet të akuzohen për vrasje të cilësuar të mbetur në tentativë.

“Duke pasur parasysh, që ata me dashje, me veprime ose mosveprime, në mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe duke shkelur ligjin, nuk ka rëndësi nëse kanë krijuar interesa materiale apo favore të karakterit financiar, por këtu efektivisht forma e neglizhencës mund të çonte në një vrasje masive të njerëzve, ashtu siç ka çuar në torturë. Nëse do të ngrihej dhe akuza për vrasje të cilësuar mbetur në tentativë do qëndronte si vepër dhe është shumë më e rëndë  se shpërdorimi i detyrës, se kjo fillon që nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm”, shprehet Rusi.

Duke i konsideruar ish-zyrtarët grup të strukturuar kriminal, Rusi ka një përgjigje edhe për aludimet se këto janë arrestime politike.

“Sikur është politike, sikur është ndikimi i Ramës, është absurditeti më i madh. Unë që e kam përjetuar që nga momenti i parë dhe arsyeja që ne mendonim se është kompetencë e SPAK, jo thjesht sepse kemi të bëjmë me autoritetet e pushtetit dhe qeverisjes vendore, por nisur nga fakti që mënyra e organizimit dhe bashkëpunimi ishin në një formë të tillë që përbënte një grup të strukturuar. Qëllimi ynë ishte të shihnim nëse SPAK do ta bënte veten kompetente për këtë”, tha avokati.

Në fund, ai apelon që ky rast të “zgjojë” institucionet e tjera të drejtësisë.

“Ajo çka shteti dhe SPAK-u mund të kenë një objekt shumë të rëndësishëm hetimi është për të parë pallatet e tjera, që i kemi DS4 dhe DS5, që u janë vënë vetullat dhe janë veshur arkivolet, se i kanë ata banorë gjysmë të vdekur. Nëse do të ndodhte një tërmet, jo 5.8, por edhe 5.2 a 5.4 ata do të shkundeshin si kështjella prej rëre”, u shpreh avokati Baftjar Rusi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK E DUROJ DOT KUR MË THONË.."/ Jennifer Aniston zbulon komplimetin që urren më shumë, ja cili është ai
Previous article LUIZI "MPOSHTET" SËRISH NË "INSTAGRAM"/ Ish-banorët e BB VIP që humbën dhe fituan ndjekës

F.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT