• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHET TË NDËRMEREN MASA MË TË ASHPËRA IZOLIMI”/ Epidemiologu i Kinës i shqetësuar: Problemi i SHBA do të jetë edhe i botës
Home
Nderkombetare

“DUHET TË NDËRMEREN MASA MË TË ASHPËRA IZOLIMI”/ Epidemiologu i Kinës i shqetësuar: Problemi i SHBA do të jetë edhe i botës

3 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Këshilltari kryesor mjekësor i Pekinit për koronavirusin e ri ka shfaqur shqetësim mbi mënyrën që SHBA po lufton pandeminë.

Epidemiologu Zhong Nanshan tha se shqetësohej për atë që do të ndodhte në Amerikë:

“Problemi i SHBA do të jetë problemi i botës”, mësohet të ketë thënë ai.

Zhong Nanshan paralajmëroi një fatkeqësi globale nëse virusi vrasës vazhdon të përhapet me ritmin aktual. Ai u kërkoi autoriteteve amerikane të zbatonin masa më të rrepta bllokimi.

Më shumë se një milion njerëz në të gjithë botën kanë kontraktuar COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi dhe mbi 53,000 kanë vdekur prej saj. Pandemia u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan, një qytet me 11 milionë njerëz në Kinën Qendrore.

Mediat kineze raportuan se Dr. Zhong, drejtuesi i një ekipi ekspertësh kinezë që merren me krizën, i bëri komentet ndërsa diskutoi në një takim për frenimin e COVID-19 me disa ekspertë të tjerë.

Pasi u pyet mbi përpjekjet e kontrollit në Korenë e Jugut dhe SHBA, ai tha se Amerika kishte metoda të përparuara depistimi për të identifikuar infeksionet, por ajo duhet të ndërmarrë masa më të ashpra izolimi. Në veçanti, ai iu bëri thirrje zyrtarëve amerikanë të forcojnë kontrollin mbi bartësit që nuk shfaqin simptoma dhe bëri thirrje për përpjekje të menjëhershme parandaluese në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara.

Ai vlerësoi Korenë e Jugut për reagimin e shpejtë në zbulimin dhe gjurmimin e pacientëve.

Kur u pyet për frikën e tij më të madhe, ai tha: “Ajo që më shqetëson është se në disa vende të huaja tani, virusi po përhapet shumë shpejt…Ky është një problem i madh”.

Ai pohoi se një numër i madh i pacientëve do të krijonte një barrë në burimet mjekësore, duke çuar në një rreth vicioz në përpjekjet e kombeve për të kontrolluar krizën: “Asnjë nga vendet nuk do të jetë i sigurt dhe i përjashtuar. Kjo është ajo që më shqetëson më shumë”.

Zhong theksoi se masat e forta të karantinës, rregullat e distancës sociale dhe një urdhër që publiku të mbajë maska për fytyrën ishin mënyrat më të mira për të luftuar virusin.

Kina deklaroi gjatë fundjavës se i kishte bllokuar kryesisht transmetimet e patogjenit. Pekini tani e shikon virusin si një problem “të huaj” dhe ka rritur përpjekjet e tij për të ekzaminuar “rastet e importuara”.

Nënpresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, fajësoi pjesërisht Kinën për reagimin e ngadaltë të Shteteve të Bashkuara. “Realiteti është se ne mund të ishim më mirë nëse Kina do të kishte treguar më parë. Unë dua të them se realiteti është që Kina ka qenë më transparente në lidhje me koronavirusin sesa ka qenë për sëmundje të tjera infektive gjatë 15 viteve të fundit. Por ajo që duket qartë tani është se shumë kohë para se të informohej bota në dhjetor se Kina po merrej me këtë dhe ndoshta më shumë se një muaj më parë, shpërthimi ishte i vërtetë në Kinë”.

Pekini dënoi deklaratën e Pence, duke i etiketuar udhëheqësit e Uashingtonit si “të paturpshëm” dhe “imoralë”.

Shtetet e Bashkuara tani kanë rastet më të shumta me koronavirus në botë, të ndjekura nga Spanja, Italia, Gjermania dhe Kina.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA BOTËRORI 2006 TEK LAMTUMIRA/ Totti zbulon sekretet e karrierës: Dy herë isha pranë këtij klubi italian
Previous article META "TËRBOHET" NGA FAMA E RAMËS/ Shkrim i porositur tek gazeta italiane filo ruse kundër kryeministrit: Do të bëhet “Obama i Ballkanit

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit Botë

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

"SHBA PO MERR KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT"/ Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë Botë

"SHBA PO MERR KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT"/ Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT