• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHET TË MARTOHEN ME USHTARËT”/ Talebanët kërkojnë listën e vajzave dhe grave nga 12-45 vjeçe
Home
Nderkombetare

“DUHET TË MARTOHEN ME USHTARËT”/ Talebanët kërkojnë listën e vajzave dhe grave nga 12-45 vjeçe

17 August, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Luftëtarët talebanë kanë nisur festën pasi morën kontrollin e Afganistanit ndërsa militantët janë urdhëruar të shkojnë derë më derë për të kërkuar përkthyes dhe aleatë të perëndimit.

Ndërkohë bandat janë në kërkim të vajzave të mitura rreth 12 vjeçe që t’i kthejnë në “skllave seksi.” Militantët islamikë janë shpërndarë në të gjithë qytetet e Afganistanit për të gjetur vajza dhe gra të pamartuara të moshës 12-45 vjeçe që ushtarët e tyre të martohen, raportojnë mediat e huaja.

Skenat kaotike në aeroportin e Kabulit ishin dëshmia më e qartë e dëshpërimit qe ka përfshirë vendin pas marrjes së kontrollit nga talebanët.

Dy dekada përparimi të brishtë që prej ndërhyrjes ndërkombëtare të drejtuar nga amerikanët atje, u shënjuan nga paqëndrueshmëria, sulmet e gjakderdhja por edhe shpresa për një të ardhme më të mirë. Sot, kjo e fundit, është fashitur, teksa lufta 20 vjeçare po përfundon në mënyrën më kaotike, teksa vendin e saj e ka zënë zemërimi dhe frika.

7 vetë vdiqën nga kaosi në aeroport të hënën, e vetmja dalje që kanë forcat perëndimore nga Afganistani. Mes tyre, edhe disa persona që ranë nga një avion ushtarak amerikan transporti. Pilotët shpallën emergjencën kur panë se nuk po hapnin dot rrotat dhe u detyruan të zbrisnin në një vend të tretë. Pas kontrolleve, aty u gjetën mbetje njerëzore. Presidenti amerikan Joe Biden e mbrojti vendimin për largimin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, edhe pse e pranoi dhe vetë se nuk ia kishte marrë mendja që gjërat do të precipitonin kaq shpejt, e për këtë fajësoi lidershipin vendas.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Atentat në Lezhë, qëllohet me armë zjarri një automjet në lëvizje
Previous article E TRISHTË/ Shkumbin Ismaili humb njeriun e shtrenjtë të familjes (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT