• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHET TË KURSEJMË”/ Rama: Katuni ku jetoj unë edhe në 3 të natës si në Manhatan, drita gjithandej
Home
Politikë

“DUHET TË KURSEJMË”/ Rama: Katuni ku jetoj unë edhe në 3 të natës si në Manhatan, drita gjithandej

13 March, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në facebook ka komentuar situatën e çmimeve, të kundërshtuar nga qytetarët.

Rama është shprehur se qeveria ka marra masat e nevojshme që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike.

Ai gjithashtu u shpreh se lufta në Ukrainë, ka ndikuar në shumë vende në botë, ashtu si edhe në Shqipëri, ndërsa shtoi se në këto kushte qeveria është krah për krah me njerëzit.

Kryeministri nuk la pa ironizuar deklarata të ndryshme, ia tha se nuk mund të justifikohen me fjalët se Shqipëria është e bekuar nga Zoti, duke shtuar se energjia duhet kursyer.

“Ne kemi Zotin që na e ka dhënë energjinë falas dhe po e vjedh energjinë o hajdut, është e pamundur që të bëhet një diskutim normal. Politika ndaj është të marrim faktet dhe të debatojmë. Ka një alternativë , o rrit çmimin e energjisë ose hiq akcizën e naftës, dhe kjo është alternativë e tyre ngaqë janë mësuar të ikin çdo fundjave jashtë Tiranë, e të ikin në Maqedoni apo Mal të Zi për të bërë ski.

Por ne na ka penguar shumë shfaqja e këtyre fatkeqësive për të ecur sipas plane. Pandemia, tërmeti dhe kjo luftë na ndryshoi komplet planet. Kjo do të thotë sposto para që ne i kishim për gjë tjetër. Kjo nuk është një film, dhe nuk po ndodh vetëm këtu. Disa nga ata që marrin mikrofonin i njoh që janë hajdut, sepse kanë shkuar edhe nëpër gjykata dhe janë shpallur hajdut dhe disa të tjerë janë në potencë, sepse nëse thonë që këta të dyja kanë vjedhur, po të ishte vetë do të kishe vjedhur.

Skavica do të thotë që ne do të kemi mundësi të depozitojmë se sot thonë përse e shihni energjinë kur është lirë. Energjia nuk është djathë që futet në frigorifer, as patate që futet në thes që ta hash kur të duhesht. Që energjia të mbahet duhet të kesh një vend ku ta depozitosh dhe Skavica ka qenë në projektin e gjithë kaskadës së shokut Enever dhe më pas ia non-grata që sot thotë është akt kriminal. Skavica është kur ke shumë reshje ta mbash aty dhe të kesh mundësi ta shesësh kur nuk ke nevojë për energji por merr lekët dhe investon për ato që kanë nevojë rrjeti. Këtu është shtuar konsumi në mënyrë të jashtëzakonshme… Këta thonë ne shqiptarëve na e ka fal Zoti, po nuk është aq kollaj, Na e ka çuar zoti nga qielli direk e në Iphone energjinë, nuk është kështu. Kjo është një luftë që na përket, ndaj rezistenca jonë është me shumë me rëndësi.

Ndaj del presidenti amerikan dhe i thotë popullit amerikan do të përballojmë dhimbjen ekonomike sepse duhet ta fitojmë atë luftën atje, llogarite Shqipëria ku është dhe Ballkani. këto nuk janë për alarm por për të thënë se ka edhe më keq. Ne nuk kemi asgjë për të shfajësuar besoj po bëjmë atë që asnjë qeveri tjetër nuk po bën, sepse kështu e shikojmë situatën e popullit shqiptar sepse nuk po e rrisim energjinë elektrike, por duhet pasur parasysh që energjia duhet kursyer…të shkosh atje lart në katun ku shkoj unë edhe në 3 të natës si në Manhatan, drita gjithandej, duhet të kursejmë, Ne nuk do ta prekim biznesin e vogël sepse është jeta ekonomike e çdo vendi, është ajka e shpirtit punëtor të njerëzve…”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA NË NYT/ Pse Kina është vendi që mund të negociojë fundin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës
Previous article "O SOT, O KURRË"/ Qytetarët bllokojnë kryqëzimin e “Myslym Shyrit”, ndërhyjnë efektivët e policisë (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT