Gjatë fjalës së tij me rastin e mbylljes së misionit të FMN në Tiranë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se deficiti buxhetor është i ulët dhe borxhi publik është në rënie të vazhdueshme.
“Duhet të vijojnë reformat strukturore në Shqipëri. Deficiti buxhetor i ulët dhe borxhi është në rënie. Bazat e zhvillimit të vendit mbeten solide, ndërsa duhet përmirësim i zhvillimit të sistemit financiar”- tha Gent Sejko.
Ndërkohë përfaqësuesit e FMN janë shprehur se PPP-të janë një mundësi për përmirësim të menaxhimit të projekteve, por ka disa vende ku PPP kanë shkuar në probleme financiare dhe përdorimi i tyre duhet të jetë shumë i kujdesshëm.