Duke postuar sondazhin e tij nëse do të rivendoste Trump në platformë, Musk shkroi në Twitter “Vox Populi, Vox Dei”, duke përdorur një frazë latine që do të thotë “zëri i popullit është zëri i Zotit”.

Musk tha në maj se do të anulonte ndalimin e Twitter për Trump, llogaria e të cilit u pezullua pas sulmit të vitit të kaluar në Kapitolin e SHBA.

Drejtuesi i Tesla dhe tanimë edhe Twitter tha më herët se një vendim për të rikthyer llogarinë e Trump nuk ishte marrë ende dhe se Twitter kishte rivendosur disa llogari që ishin ndaluar ose pezulluar, duke përfshirë uebsajtin satirik Babylon Bee.