• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHET PRESION NDAJ RUSISË”/ Zelensky akuzon Putin për ngecje të përpjekjeve për paqe
Home
Nderkombetare

“DUHET PRESION NDAJ RUSISË”/ Zelensky akuzon Putin për ngecje të përpjekjeve për paqe

22 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzon Putin se vazhdon të veprojë si një “agresor” në luftë, ndërsa Kremlini vazhdon bombardimet e tij të rënda ajrore të Ukrainës, pavarësisht marrëveshjes së kufizuar të armëpushimit.

Ai përsëriti se duhet të bëhet më shumë presion ndaj Rusisë për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm. Bëhet e ditur se pavarësisht se Putin ra dakord për një “armëpushim të kufizuar”, sulmet e Moskës në Kiev kanë vazhduar gjatë ditëve të fundit.

“Për më shumë se një javë ka një propozim për një armëpushim të plotë. Dhe nuk ka ende heshtje, vetëm sepse Putin nuk e pranon këtë propozim. Prandaj, nevojitet presion, presion ndaj Rusisë”, tha Zelensky në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij çek në Kiev, shkruajnë mediat e huaja.

Zelensky deklaroi se Putin po vazhdon të veprojë si një “agresor” në luftë, duke kërkuar më shumë përpjekje diplomatike për të drejtuar luftën më shumë se trevjeçare drejt një paqeje të qëndrueshme.

“Sigurisht, ne mbështesim nevojën për diplomaci të fortë dhe duam që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Zelensyy.

“Por gjithmonë mbani mend se diplomacia e fortë mund të jetë vetëm ajo që ndihmon për të ushtruar presion mbi kauzën e kësaj lufte, mbi agresorin. Dhe çdo ditë, bota merr prova të reja se shkaku i vetëm i kësaj lufte është Putin, është Rusia e tij”, shtoi ai.

Sipas Zelenskyt, Ukraina ka mbështetur që në fillim propozimin e SHBA-së për një heshtje të pakushtëzuar dhe një armëpushim pa kushte.

Ai megjithatë vuri në dukje se Kievi është i hapur për të diskutuar çdo format për arritjen e një armëpushimi të pakushtëzuar.

“Ukraina ka mbështetur që në fillim qëndrimin e SHBA-së për një armëpushim pa kushte”, tha presidenti ukrainas.

“Sigurisht, mendoj se ka një opsion më të shpejtë. Por ne nuk do të jemi kundër asnjë formati, asnjë hapi drejt armëpushimit të pakushtëzuar”, shtoi ai.

Raportohet se Zelensky po mban një qëndrim të ashpër për nevojën dhe urgjencën që vendi i tij të marrë garanci të mjaftueshme sigurie për të mbrojtur veten nga çdo kërcënim ose sulm i përsëritur nga Moska.

Ai tha se ndërsa diplomacia është e rëndësishme, ajo në vetvete nuk mjafton për të ruajtur një armëpushim dhe nuk është e qëndrueshme. Gjithashtu, udhëheqësi ukrainas vuri në dukje se vendi i tij mban marrëdhënie logjike me Kombet e Bashkuara – duke përfshirë komunikimin aktiv me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres – por nuk e sheh organizatën si një zëvendësim për kontigjentet ose garancitë e sigurisë mbi të cilat mund të bazohet përfundimi i luftimeve.

Zelensky argumentoi se ndërsa OKB-ja luan një rol të rëndësishëm në diplomacinë globale dhe lehtësimin e diplomacisë, ajo nuk ka mandatin ose fuqinë për të garantuar sigurinë e Kievit në rast se Putin vendos të rifillojë pushtimin e tij pas ndonjë marrëveshjeje të mundshme armëpushimi.

Këto komente vijnë vetëm pak ditë përpara se zyrtarët rusë dhe ukrainas të takohen për një raund tjetër bisedimesh për armëpushim me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite.

Ukraina dhe Rusia ranë dakord në parim të mërkurën për një armëpushim të kufizuar pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump foli me udhëheqësit e vendeve këtë javë. Zelensky shpreson se raundet e ardhshme të bisedimeve do të sjellin një rrugë drejt një ndërprerjeje të përhershme të armiqësive dhe një “heshtje në qiell”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DJALI I POLITIKANIT MË DHUNOI"/ Adelina Tahiri: Kriza me burrin zgjati 6 muaj
Previous article E RËNDË NË GREQI/ Mbytet anija me emigrantë në Farmakonisi. Një burrë pa ndjenja, dy të mitur në gjendje kritike

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT