• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DUHET PËRSHPEJTUAR LARGIMI I SHQIPTARËVE”/ Britania: Vendi përballë një ‘pushtimi’ nga azilkërkuesit
Home
Aktualitet
Kronikë

“DUHET PËRSHPEJTUAR LARGIMI I SHQIPTARËVE”/ Britania: Vendi përballë një ‘pushtimi’ nga azilkërkuesit

1 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha se vendi përballet me një “pushtim” nga njerëzit që përshkojnë me varka kanalin e Lamanshit, ndërsa reagoi ndaj presionit në rritje për shkeljet e saj të përsëritura të sigurisë.

Zonja Braverman u riemërua ministre e Brendshme nga Kryeministri Rishi Sunak javën e kaluar, gjashtë ditë pasi ajo dha dorëheqjen nga i njëjti post për shkak të dërgimit të një dokumenti qeveritar nga emaili i saj personal në kundërshtim me rregullat.
Duke reaguar në parlament ndaj kritikave se nuk kishte marrë parasysh këshillat ligjore lidhur me ndalimin e zgjatur të migrantëve në një qendër azili në Britaninë jugore, zonja Braverman tha se sistemi aktual është “jofunksional” dhe “jashtë kontrollit”.

“Le të ndalojmë së pretenduari se ata janë të gjithë refugjatë në gjendje të vështirë, i gjithë vendi e di se kjo nuk është e vërtetë,” tha ajo.

Partitë e opozitës dhe madje edhe disa anëtarë të parlamentit në Partinë Konservatore në pushtet kanë vënë në pikëpyetje se zonja Braverman është personi i përshtatshëm për postin. Të hënën, zonja Braverman pranoi se kishte dërguar dokumente zyrtare qeveritare në adresën e saj personale të emailit gjashtë herë, duke ngjallur shqetësime të reja për shkeljet e rregullave të ministrisë ndërsa ishte në krye të sigurisë së vendit.

Ajo e mbrojti vendimin e saj për mbajtjen e mijëra vetëve në një qendër migrantësh në Kent pasi disa nga kolegët e saj e akuzuan atë për injorimin e qëllimshëm të këshillave ligjore për transferimin e njerëzve nga qendra në hotele.

Kushtet në qendrën në Manston në Kent u cilësuan javën e kaluar nga Kryeinspektori i Pavarur i Kufijve dhe Imigracionit David Neal si “shumë të mjera”. Në qendër duhet të strehohen rreth 1,500 emigrantë për më pak se 24 orë në të njëjtën kohë, kjo shifër është mëse dyfishuar. Një familje afgane thotë se ka qenë atje për 32 ditë.

Departamenti i Brendshëm ka thënë se shumica e të ndaluarve në Manston janë shqiptarë. Në përgjigje të pyetjeve para parlamentit zonja Braverman tha se duhet përshpejtuar procesi i shqyrtimit dhe të realizohet “largimi i shtetasve shqiptarë”. Në përgjigje të një komenti nga deputeti konservator Craig Mackinlay, i cili tha se “asnjë shqiptar i vetëm nuk duhet të pranohet si refugjat”, zonja Braverman tha se ai ka të drejtë.

“Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta dhe është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime”, tha ajo.

Grupet shqiptare të krimit të organizuar besohet të jenë ndër përgjegjësit kryesorë në dërgimin e migrantëve përmes Lamanshit për në Britani nga Evropa veriore. Qytetarët nga Shqipëria tani përbëjnë grupin më të madh të vetëm që kalojnë kanalin me varka të vogla, sipas statistikave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Qeveria në Londër ka premtuar të përshpejtojë largimin e shqiptarëve që kanë hyrë ilegalisht në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I SHQIPTARIT TË AKUZUAR PËR PËRDHUNIM/ Policia e Shtetit informacion zyrtar për operacionin: 45-vjeçari shprehu dëshirën për t’u dorëzuar...
Previous article EKZEKUTIMI I BRIKEN SANAJT NGA VRASËS ME PAGESË? Pista kryesore ku po hetohet, dyshohet se autorët…

s.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT