• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DUHET HEQUR LIGJI I LUFTËS/ Ish ambasadori Minarolli: Asnjë marrëveshje me Greqinë
Home
Intervista

DUHET HEQUR LIGJI I LUFTËS/ Ish ambasadori Minarolli: Asnjë marrëveshje me Greqinë

5 November, 2018 Isa.Autor Intervista, Politikë

Vili Minarolli, tashmë i shkëputur nga jeta politike dhe ajo diplomatike, ndërkohë që vitet e fundit i është përkushtuar publicistikës përmes romanit “Trafikantët”, paralajmëroi dy vite më parë “Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para”. Z.Minarolli përmes “Gazeta Shqiptare” shprehet kritik për situatën në vend, teksa thotë se i ka njohur ata që erdhën në pushtet përmes vjedhjes së votës me paratë e krimit. Ish-drejtuesi i lartë i PD-së vlerëson aksionin e opozitës për shkëputjen e lidhjeve të krimit me politikën, por lidershipit të saj i kujton se jo revoltat, por vota e lirë e ndryshon qeverisjen. Kreun e PD-së Lulzim Basha e quan lider vizionar, por sipas tij ka nevojë për përvojën dhe këshillat e Sali Berishës. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Greqi flet edhe për marrëdhëniet me Greqinë, teksa këshillon qeverinë shqiptare se nuk duhet të bëjë asnjë marrëveshje me Athinën sa kohë Greqia mban si “gozhdë” ligjin absurd të luftësI ri.

Z.Minarolli, si është të qëndrosh larg jetës politike dhe diplomatike pikërisht tani që pozita dhe opozita “ziejnë” nga konfliktualiteti i krijuar mes tyre?
Për mua është krejt e natyrshme dhe normale. Si politika, ashtu edhe diplomacia janë në një farë mënyre profesione në shërbim të një force politike apo të një interesi më të gjerë dhe si në çdo profesion, vjen një moment që e gjykon se puna jote nuk u sjell ndonjë dobi këtyre interesave dhe tërhiqesh. Por kuptohet se pas një jete aktive në politikë dhe diplomaci, nuk mund të qëndrosh indiferent kundrejt zhvillimeve të mëvonshme, që sigurisht duhet t’i gjykosh të ndërvarura me rrethanat dhe konjukturat e reja të krijuara qoftë brenda vendit, qoftë në arenën ndërkombëtare. Edhe pse duke mos qenë protagonist nuk mund të jesh indiferent me gjykime apo opinione thjesht si qytetar për të shprehur shqetësimet për të ardhmen e vendit dhe zhvillimet demokratike në vend.
Si ish-ambasador i Shqipërisë në Greqi, si i gjykoni ngjarjet e Bularatit dhe a mendoni se cenon marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë?
Unë gjykoj se ngjarja e Bularatit nuk ka të bëjë me politikën shtetërore të shtetit grek dhe si e tillë nuk ka e nuk duhet të ketë asnjë ndikim në marrëdhëniet midis dy shteteve tona. Unë vlerësoj mendimin e shprehur nga zoti Pangallos dhe pas tij, kjo çështje duhet të quhet e mbyllur.

Gjatë kohës që ju ishit ambasador, a jeni ndeshur me veprime të qarqeve ekstremiste dhe a kanë pasur mbështetje publike apo politike?
Sigurisht, në detyrën time në Greqi, unë jam ndeshur me veprime të këtyre qarqeve ekstremiste, që e shikojnë këtë mënyrë veprimi si protagonizëm politik, por që nuk kanë gjetur mbështetje as në opinionin publik grek dhe as në atë politik. Ashtu si normalisht nuk duhet të kenë jehonë as në shtypin dhe median tonë.
Prej 10 vitesh çështja e kufirit detar vazhdon të jetë e pazgjidhur, kjo pasi marrëveshja e 2009-ës u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë, qeveria “Rama” po negocion për një marrëveshje të re. Pse kaq i vështirë negocimi i një marrëveshjeje të tillë?
Unë kam qenë në detyrë në Athinë kur u bisedua për kufirin detar, po nuk kam qenë pjesë në bisedime. Në atë kohë, si edhe për marrëveshje të tjera ndërshtetërore, kjo nuk krijonte ndonjë ndjeshmëri tek publiku dhe nuk kishte interes për transparencë për atë që bisedohej. Di që delegacioni shqiptar ishte i përbërë nga njerëz profesionistë të fushave të tyre dhe për disa që i njihja personalisht kisha respekt për integritetin dhe përgjegjshmërinë e tyre, në dobi të interesave kombëtare. Asnjë prej tyre nuk besoja se mund të futej në pazare “shitje-blerje”, ashtu siç doli së fundmi nga ish-ministri Korcias. Por kisha informacion se për këtë problem me efekte kombëtare dhe ndërkombëtare ne nuk e kishim përvojën dhe ekspertizën e domosdoshme.

Realisht a iu fal det Greqisë nga territori shqiptar?
Unë edhe sot nuk e di që Gjykata Kushtetuese bëri matje dhe konstatoi që i ishte “falur” det Greqisë me marrëveshjen e 2009, por di që me të drejtë e zhvlerësoi marrëveshjen si antikushtetuese nga ana procedurale, për shkak se delegacioni ynë nuk kishte marrë miratimin e presidentit, kërkesë kjo kushtetuese. Për mendimin tim, marrëveshja në vetvete paraqet vështirësi për shkak të veçorive specifike fizike të terrenit dhe pastaj të metodologjisë sipas të cilës do të procedohet. Për shkak të ndjeshmërisë që ka krijuar në opinionin publik dhe politik dhe për shkak të kufizimeve që jepen në vendimin e GJK, marrëveshja e re kërkon informacion dhe transparencë të plotë, së pari për Presidentin e Republikës dhe forcat politike, pastaj edhe për publikun. Kjo edhe tani ka munguar nga ana jonë dhe ai pak informacion që është mësuar, ka ardhur nga pala greke, i saktë apo i deformuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Një NXËNËS SHKOLLE shënon në ndeshjen më të madhe në Paraguai (VIDEO)
Previous article VRASJA NË BLLOK/ Prokuroria apelon masën e sigurisë së ERVIS MARTINAJ. Kërkohet...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT