• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DUHANI “HOBI” KOMBËTAR/ “TobaccoAtlas”: Shqipëria vend i 5-të më konsumator në botë
Home
Sociale

DUHANI “HOBI” KOMBËTAR/ “TobaccoAtlas”: Shqipëria vend i 5-të më konsumator në botë

17 January, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria është një prej 5 vendeve më duhanpirëse në botë me 40% të popullsisë së rritur, që e konsumon, ndërkohë që për meshkujt kjo normë ngjitet në 51%.

Duhanpirësit e rregullt ndërkohë, ata që e konsumojnë çdo ditë, vlerësohen në 40% te meshkujt dhe 6% te femrat.

Të dhënat e “Tobacco Atlas” e vendosin kështu Shqipërinë në listën e 10 vendeve më duhanpirëse në botë, në pozicionin e 5-të, më mirë vetëm se Maqedonia, Bjellorusia, Luksemburgu dhe Andora.

Vlerësohet se, në vendin tonë, konsumi mesatar për të rritur është në 2491 cigare. Ngjyra e kuqe e errët në hartë e ilustron më së miri faktin se shqiptarët konsumojnë masivisht duhan.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se situata është alarmante, pasi 1 në 4 vdekje te meshkujt e rritur vjen si pasojë e duhanit.

Nga ana tjetër, vlerësohet se, më shumë se 1000 fëmijë, të moshës 10 deri në 14 vjeç janë konsumatorë të rregullt të duhanit.

Kosto ekonomike e duhanprirjes në vendin tonë vlerësohet mes 100 dhe 1000 milionë dollarëve. Vendi ynë etiketohet edhe si një vend që prodhon duhan të falsifikuar, duke i vendosur vulën e duhanit të prodhuar në Egjipt, e duke e eksportuar më pas drejt vendeve të Afrikës së Veriut.

Sa i përket politikave qeveritare dhe taksimit për të frenuar duhanpirjen, ato vlerësohen të drejta, me barrën e taksave që është sa 47% e vlerës së një pakete cigaresh.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM I BINDUR SE BELËS..."/ Gjiknuri "fjalë zemre" për Belinda Ballukun në dorëzimin e detyrës: Do jem këshilltar i saj
Previous article KUSHTE SKANDALOZE TREGËTIMI/ Bllokohen 61.45 kg MISH në Korçë dhe Kukës

k.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT