• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DUAN TË CËNOJNË…”/ SPAK liston problematikat: Jemi përballur me presione nga krimi, politika dhe media
Home
Aktualitet
Kronikë

“DUAN TË CËNOJNË…”/ SPAK liston problematikat: Jemi përballur me presione nga krimi, politika dhe media

2 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK ka publikuar sot raportin vjetor për 2024, duke evidentuar sfidat dhe presionet me të cilat është përballur gjatë vitit.

Në raport theksohet se Prokuroria e Posaçme ka qenë objekt i ndërhyrjeve nga krimi i organizuar, politika dhe media, gjë që ka ndikuar në pavarësinë e institucionit dhe efektivitetin e hetimeve. SPAK kërkon një reagim më të koordinuar nga institucionet përgjegjëse për të garantuar mbrojtjen e integritetit të prokurorëve dhe proceseve hetimore.

Një nga problematikat kryesore mbetet mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre, çka rrezikon vazhdimësinë e hetimeve dhe standardet profesionale të institucionit. Po ashtu, SPAK vijon të përballet me mungesën e këshilltarëve ligjorë, një faktor që ndikon në cilësinë e hetimeve dhe ndjekjen e çështjeve në gjykatë.

Një tjetër shqetësim i ngritur është numri i ulët i referimeve për korrupsion dhe krim të organizuar nga institucionet publike dhe policia e shtetit. SPAK kërkon përmirësimin e bashkëpunimit dhe rritjen e angazhimit të këtyre institucioneve në luftën kundër krimit.Ndër prioritetet për vitin 2025 mbetet përfundimi i sistemit të administrimit të çështjeve (Case Management System), i cili është pezulluar pas përfundimit të projektit mbështetës të ICITAP dhe pritet të finalizohet me fonde të BE-së. Po ashtu, ngritja e njësisë së analizës së SPAK, e cila do të mbështesë hetimet komplekse dhe raportimet ndërkombëtare, konsiderohet një sfidë e rëndësishme.

SPAK thekson se, pavarësisht këtyre sfidave, vijon të jetë i angazhuar në përmbushjen e misionit të tij për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke kërkuar mbështetje institucionale dhe përmirësime ligjore për të forcuar kapacitetet e tij.

Pjesë nga raporti i SPAK për vitin 2024:

Prokuroria e Posaçme, ka paraqitur disa problematika, që i ka hasur në punën e saj, të cilat përkthehen në propozime të mundshme për të kryer ndryshimet e nevojshme ligjore, qoftë në ligjin organik nr. 95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, apo dhe në ligje të tjera, të cilët do të ndikonin në cilësinë dhe mbarëvajtjen e punës së Prokurorisë së Posaçme. Edhe për vitin 2024, disa nga problematikat e paraqitura vijojnë të mbeten. Ndërkohë janë shfaqur edhe disa problematika të tjera, të cilat së bashku paraqiten, si më poshtë:

1. Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK- ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK.
2. Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. SPAK konstaton se, kjo problematikë nuk është adresuar ende dhe thekson se mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund të cenojë vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale të hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare. Siç është nënvizuar edhe në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, nga mungesa e një statusi të qartë të prokurorëve të posaçëm do të cenohej gjithashtu dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK.
3. Vijimi i mos adresimit të akordimit të këshilltarëve ligjor pranë Prokurorisë së Posaçme. Cilësojmë në mënyrë të përsëritur se, mungesa e këtij standardi burimi njerëzor vë në vështirësi cilësinë e hetimit dhe prapësimeve të SPAK në ndjekjen e çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në Gjykatën Kushtetuese.
4. Vijon ende të ngelet problematike numri i ulët i referimeve nga institucionet publike, përfshirë policinë e shtetit në lidhje me veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
5. Përfundimi i ngritjes së sistemit të administrimit të çështjeve (Case Management System) mbetet një prioritet për Prokurorinë e Posaçme. Sistemi ka një ndërtim modular dhe në dhjetor 2024 ka përfunduar zhvillimi/ndërtimi i moduleve. Për shkak të përfundimit të projektit mbështetës të ICITAP, ky proces është pezulluar dhe pritet të përmbyllet brenda vitit 2025, me fonde të BE-së.
6. Ngritja e njësisë së analizës së SPAK që do të shpërbejë për të mbështetur hetimet komplekse, matjet e riskut, dhe raportimet në kuadër të negociatave me BE, Moneyval dhe raportime në kuadër të strategjive kombëtare të ndryshme, ngele një sfidë. Po bashkëpunohet me ekspertë ndërkombëtarë për të përshtatur një model sipas kërkesave dhe funksionimit të SPAK

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RRITJE E HETIMEVE NDAJ KORRUPSIONIT"/ Raporti i 2024, SPAK: 33 ish-zyrtarë të lartë u hetuan, mbi 50% shkuan për gjykim
Previous article ZGJEDHJET/ Publikohet lista përfundimtare, mbi 3.7 mln shqiptarë me të drejtë vote në 11 maj

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur Aktualitet

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT