• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUAM TË SHOHIM VEPRIME TË FORTA NGA…”/ BE miraton paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë
Home
Nderkombetare

“DUAM TË SHOHIM VEPRIME TË FORTA NGA…”/ BE miraton paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë

20 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Bashkimi Evropian po ushtron presion mbi SHBA-në pas bisedës telefonike dy-orëshe midis Trump dhe Putin, në të cilën presidenti rus u shpreh i hapur për një armëpushim, por koha e të cilit ende nuk është përcaktuar.

Ndërkohë Bashkimi Europian ka miratuar paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke synuar gati 200 anije në flotën në hije. Masat e reja trajtojnë gjithashtu kërcënimet hibride dhe të drejtat e njeriut. Sanksione të mëtejshme kundër Rusisë janë duke u përgatitur.

“Sa më gjatë që Rusia të vazhdojë luftën, aq më e ashpër do të jetë përgjigjja jonë”, deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, përcjell A2 CNN.

“Dëgjuam nga SHBA-ja se pa një armëpushim do të kishte reagime të forta, pasoja dhe tani duam t’i shohim këto pasoja” theksoi Kaja Kallas, sapo mbërriti në Këshillin e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes, duke specifikuar se deri më tani nuk ka pasur “presion serioz” ndaj Moskës në diskutimet e zhvilluara nga Donald Trump.

Qeveria britanike e Keir Starmer ka njoftuar një paketë tjetër sanksionesh kundër Rusisë në përgjigje të sulmeve të fundit me dronë të Moskës në Ukrainë. Iniciativa është në koordinim me sanksionet paralele nga aleatët e BE-së.

“Putini ende nuk duket seriozisht i interesuar për paqen, të paktën jo me kushte të pranueshme për të tjerët”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, me të mbërritur në Këshillin e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes në Bruksel.

“Ai ende po zvarritet dhe edhe pse Rusia është e gatshme të flasë për një memorandum, nuk ka asnjë shenjë të një armëpushimi për momentin. Jam thellësisht i bindur se tani është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim Ukrainën në një mënyrë të fortë, kështu që sot do të sqarojmë se me çfarë masash konkrete. BE-ja duhet të shtrëngojë më tej sanksionet, ne nuk do të jemi të gatshëm të tolerojmë veprimet e Rusisë pa pasoja.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Celibashi, Çela dhe Dumani takim me ambasadorët e huaj: Të luftohet krimi elektoral
Previous article LOBIMI 6 MILIONË DOLLARË NË SHBA/ Berisha: Janë paratë e një fondacioni, s’ka lidhje me zgjedhjet

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT