• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DENONCIMI/ “Dua të martohem me vajzën time”: Përralla për fëmijë në gjuhën shqipe, që skandalizoi këdo
Home
Sociale

DENONCIMI/ “Dua të martohem me vajzën time”: Përralla për fëmijë në gjuhën shqipe, që skandalizoi këdo

12 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Disa orë më parë, Aulona Musta publikoi në Instagram një video, të cilën ia kishte nisur një nënë shumë e shqetësuar për përmbajtjen e saj.

Siç shpjegon Musta në përshkrim, nëna në fjalë po e shihte përrallën e filmuar me të bijën katër vjeçare dhe mbeti e terrorizuar nga ç’pa.

Filmi i animuar flet për një mbret, i cili i kishte premtuar të shoqes para se të vdiste, se do të martohej vetëm me një grua më të bukur se ajo. Pasi kërkoi e kërkoi, mbreti doli në përfundimin se e vetmja më e bukur se gruaja e tij e ndjerë ishte e bija dhe se duhet të martohej me të. Edhe e bija, edhe ndihmësi i mbretit e kundërshtuan këtë vendim. Videoja ndërpritet aty, por reagimet e ndjekësve të Mustës në Instagram jo.

Të gjithë e quajtën të tmerrshme, a skandaloze dhe prindër të tjerë treguan historitë e tyre po me të njëjtën përrallë. Dikush kërkoi ndërhyrjen e Autoritetit të Mediave;

Ndërsa dikush tjetër shprehu një shqetësim akoma më të gjerë në përmbajtjen e filmave për fëmijë.

Përralla vetë është e vjetër dhe gjendet në versione të ndryshme, me një të përbashkët:

Vajza i kërkon të atit tre sende të pamundura për t’u gjetur dhe me ndihmën e tyre arratiset prej tij ditën e dasmës. Në fund, princesha martohet me një tjetër mbret.

Në versionet moderne të përrallës është përshtatur marrëdhënia mes babait dhe të bijës, duke e kthyer në fëmijë të adoptuar dhe jo biologjik.

Siç tha dhe një nga komentuesit përmendur më lart, problemi me filmat për fëmijë është më i gjerë se kaq. Jo shumë kohë më parë, në YouTube u zbulua skandali me videot e animuara, me fabula shqetësuese dhe eksplicite.

Të ngarkuara në YouTube Kids, një vend që supozohej të ishte i sigurt për fëmijët, videot shfaqnin personazhe si Peppa Pig që torturohet nga dentisti, që pi acid; Spiderman që ngacmon vajza në bikini; Fantazma ha Lightning McQueen, etj.

Që nga momenti i shpalosjes së këtij problemi, YouTube deklaroi se do të tregohen më të vëmendshëm në lidhje me kontentin që shkel rregullat e platformës.

Problemi mesa duket ka tejkaluar kornizat e internetit dhe ka gjetur rrugën drejt televizionit. I dubluar dhe i qartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mungon ‘ylli’ i Tottenhamit, dëmtohet para ndeshjes kundër Juventusit
Previous article Tavolina e pingpongut ku luan Mayweather kushton 30 mijë dollarë!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT